Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Pokeri

Një djalosh i bie citofonit të shtëpisë dhe përgjigjet i ati.

- Babi, babi, nëse kur je duke luajtur poker, të bien në dorë katër letra As, çfarë do të bëje?

- Unë... do të kisha vënë shtëpinë në lojë!

- Pikërisht... bëj gati valixhet dhe dil nga shtëpia!

Pyetja

- Çfarë shkruhet në gurin e varrit të një budisti?

- “Kthehem shpejt!”

Në klasë

Mësuesja i jep Benit 5 ushtrime për detyrë shtëpie. Të nesërmen, në klasë, e pyet:

- Beni, i bëre ushtrimet që të dhashë?

- Po, patjetër mësuese... kam lënë pa bërë vetëm dy të parat dhe tre të fundit...

ta.

Cigaret

Në një dyqan cigaresh: - Keni cigare të hapura? - Jo! Shesim vetëm pake-

Të nesërmen, të pasnesërmen dhe për një javë rresht vazhdon i njëjti diskutim, derisa një ditë, shitësi i përgjigjet klientit të tij këmbëngulës:

- Po, kam cigare të hapura! Sa do?

- Njëzet!

Polici rrugor

Një burrë po ecte shumë ngadalë në një rrugë fshati, kur i del përpara një polic dhe i thotë se do t’i vërë gjobë për tejkalim shpejtësie. Burri i lutet të mos ia vërë gjobën, ndaj polici, ndërsa shkruan, i thotë se nuk do t’ia vërë, nëse e gjen një gjëagjëzë.

- Në errësirë, duken vetëm dy drita. Çfarë është? - pyet polici. - Një makinë! - Përgjigje shumë e përgjithshme... mund të ishte Fiat, BMVV... po të jap edhe një shans. Në errësirë, duket vetëm një dritë. Çfarë është? - Një motor! - Aaaaa, përgjigje shumë e përgjithshme... mund të ishte Vespa, Piaggio... Më vjen keq po duhet t’jua vë gjobën.

- Atëherë... po ju them edhe unë një gjëagjëzë...

- Patjetër, - kënaqet polici, - mua më pëlqejnë shumë gjëagjëzat...

- Anash një rruge të errët, duken vetëm zjarre të vogla... Kush i ka ndezur?

- O, po kjo është shumë e thjeshtë... prostitutat!

- Më vjen keq, përgjigje shumë e përgjithshme... mund të ishte nëna jote, motra jote, gruaja jote, vajza jote...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.