Merr fund dhimbja e gjyshes dhe nënës nga Librazhdi që kërkonin djalin e mohuar

Intervista - - AKTUALITET -

Speci Djegës

“Dua ta shoh nipin sa më parë, jam pa qejf, ta shoh sa jam gjallë. Le të jetë kjo dhimbja e fundit në këtë jetë. Kam pasur pesë fëmijë dhe tani kam vetëm këtë vajzë, që sot vuan nga mungesa e fëmijës. Dua ta ndjej që po bëj diçka për fëmijën tim të fundit. S’kam njeri tjetër... Të më ndihmojë kush të mundet ta gjej nipin, qoftë edhe vetëm për ta takuar një herë...”

Këto ishin fjalët që na tha Metija, në një intervistë të mëparshme në gazetën tonë. E mbani mend historinë e dhimbshme të vazjës së saj, Qamiles, e cila preku zemrat e shumë lexuesve të cilët menjëherë u sensibilizuan me fatkeqësinë e saj? Kanë kaluar kohë dhe megjithatë, ju keni vazhduar të na pyesni se çfarë u bë me këtë histori. A e takoi Qamilja djalin e saj të vogël të cilin nuk e kishte takuar prej kohësh, pasi familja e ishbashkëshortit nuk ia lejonte?

Më në fund, ajo e ka takuar. Gëzimi mund të lexohet shumë lehtë në sytë e Qamiles dhe nënës së saj.

Në këtë intervistë të dytë me to, fola më shumë me të ëmën e Qamiles, pasi Qamilja nuk është mirë nga shëndeti dhe e kishte të vështirë të fliste. Por, sot, mes një mijë e një problemeve ekonomike që kanë, ato kanë për të na treguar vetëm gëzimin që provuan kur më në fund, takuan fëmijën, që nuk e shihnin prej vitesh...

Arlis Alikaj: - Zonja Metije, e takove nipin më në fund?

Metija: - E takova më në fund, shyqyr, o i madhi Zot! ( i mbushen sytë me lot) - Si ishte? - Mirë ishte, shumë mirë, faleminderit shumë. Ishte i rritur, tani është në klasë të gjashtë... Ne e kishim lënë të vogël fare. - Si reagove ti, Qamile? Qamilja: - Po, shumë mirë. U gëzova shumë. Kisha 11 vjet pa e parë. Shumë u gëzuam... - U qetësuat sadopak? Metija: - U qetësuam shumë. Tani na ka rënë shpirti rehat. Tani edhe unë mund të vdes e qetë, pa brenga. Ju falënderoj shumë që e botuat atë intervistë në gazetën tuaj. Vetëm falë saj arritëm ta takonim djalin...

- Si reaguan njerëzit kur e lexuan intervistën tuaj?

- Më mbështetën dhe të gjithë u bashkuan me ne, me shpresën se do të na ndihmonte ndokush. Unë u bëj sërish lutje të gjithëve të më ndihmojnë, se jam hallexhije. - Për nipin, të ndihmuan? - Për çunin, më ndihmuan. Zoti ua shpërbleftë të gjithëve, ku janë e ku s’janë... - Si t’u duk nipi? - Shumë mirë, e kishin mbajtur jashtë mase mirë... Prapë mërzitem se nuk e kam afër syve, por gjysma e së keqes që e takuam. Kjo ka shumë rëndësi.

- Kur e takuat për herë të parë, çfarë i thatë? Arritët ta puthnit më në fund?

- Jo, fatkeqësisht, jo. Nuk pranonte... Ishte i ftohtë shumë. Nuk na njihte. ( Përlotet)

- Sa herë e keni takuar gjithsej?

- Dy herë, por do ta takojmë prapë, na e kanë dhënë fjalën. Ne u lidhëm tashmë me djalin...

- Kush jua mundësoi këtë takim? Kush ju lidhi?

- Na ka lidhur vëllai i një komshiu, një njeri shumë i mirë i cili kishte njohje me palën andej. Ai veproi menjëherë sapo lexoi intervistën në gazetën tuaj...

- Ti vetë, ssi u ndjeve kur e lexove historinë tënde në gazetë? Stafi: BOTUES: Artan KRISTO Blerina (redaksia@intervista.al)

• GAZETARË: Valbona VUKULAJ, Alma BUCI, Fabjola KUBURI, Rita RRJOLLI

• DREJTORE-KRYEREDAKTORE:

ÇIZMJA

• MARKETING: • SEKTORI I JASHTËM:

-

Ah, shumë mirë. U gëzova shumë. U ndjemë shumë mirë. Unë mendoj se gazeta më ndihmoi shumë, më hapi rrugë, më dha kënaqësi dhe bëri të mundur të vendosej drejtësia. E pashë djalin e gocës falë asaj interviste. U bëmë më mirë. Fëmija ishte për së mbari, sakat nuk ishte. Gëzonte shëndet të plotë. Gjithë kjo mirësi na trokiti që nga ajo ditë. Të gjithëve u erdhi keq për mua. Thanë “ke folur shumë bukur, fjalë zemre... Ku i paske gjet këto fjalë? Ia bëftë Zoti mbarë asaj gazete. Kanë bërë sevap...”.

- Keni ndonjë shqetësim tani?

- Më pikon në zemër që, kur e takuam nipin, kunata e Qamiles, i tha: “Hajde te mami”. Kë ka mami ai, gocën time apo atë? Jam e shqetësuar se nuk i thonë fëmijës të takohet me të ëmën, ta mësojnë. Kam hall të zbutet fëmija e të vijë të na takojë shpesh.

- Ne ju urojmë si staf dhe besoj, edhe në emrin e lexuesve që gjërat të shkojnë mirë për ju. Na u bë zemra mal që të paktën e takuat nipin tuaj për herë të parë...

Zoti jua shpërbleftë e ju bekoftë! Ju mbajttë Zoti me shëndet! Mbarësi paçi të gjithë gazetarët e faleminderit të gjithë shqiptarëve që më lexuan e ndihmuan. Pa njerëzillëkun e dashurinë tuaj, jeta ime do ishte ende më e ndërlikuar. Më në fund, paqe për ne.

-

Adrian RAKIPI (marketing@intervista.al) Nevila KRISTO (nevilakristo@intervista.al)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.