Kush i është futur Kastros në shtëpi?

Intervista - - JAVA VIP -

Para disa ditësh, Kastroja është habitur nga një “mike” e paftuar që i ka ardhur në shtëpi. Jeni kuri- ozë? Para se kurioziteti t’ju vërë në punë fantazinë, po ju themi se ajo që i është futur Kastros në shtëpi ka qenë… një flutur! “Ka nja dy ditë që më ka hyrë një flutur në shpi! Ka gjet’ një cep dhe rri... ç’do të thotë vallë?!”, është shprehur Kastroja. Komentet që e kanë pasuar kanë qenë nga më të ndryshmet, të tilla si: “Pak përkujdesje engjëllore kundrejt një shpirti të trazuar ose thjesht, vizita e një shpirti të përmalluar për fo- lenë e vet ose një njeri të dashur. Insekt hyjnor, i kristaltë Flutura!”, “Dikush ka ardhur të të vizitoje nga qielli... një shpirt i ikur më parë”, “Prit lajm”. Shpresojmë që komentet më lart t’i kenë ardhur sadopak në ndihmë Kastros, se, ne kemi frikë mos e kanë hutuar më shumë sesa ndihmuar...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.