Ja, si po dobësohet Shpat Kasapi…

Intervista - - JAVA VIP -

Duket se këngëtarit Shpat Kasapi po i ndodhte e njëjta gjë si Ermal Fejzullahut pas martesës… një shtim drastik në peshë. Ermali vazhdon të përballet ende me kritika për peshën e tij, por ai duket se nuk e vret shumë mendjen për këtë gjë, ama Shpati, ndryshe nga kolegu i tij (ndoshta edhe sepse ky, nuk është i martuar) i është futur punës për të larguar kilet e tepërta që kishte marrë së fundi, veçanërisht në bark.

Kjo tregon se për Shpatin ka tepër rëndësi pamja e jashtme, ndaj edhe nuk ka humbur kohë për ta marrë situatën në dorë. Pas ushtrimeve të shumta, ai ka arritur të rikthehet në format e dikurshme, duke hequr barkun dhe duke krijuar muskuj. Dyshimet janë që Shpati po e bën këtë fizik për t’i rënë në sy ndonjë vajze. Edhe pse që prej ndarjes nga Afërdita, ai nuk është përfolur për ndonjë lidhje serioze, së fundi, flitet se Shpati po del me një vajzë, ama se cila është, ky mbetet ende mister.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.