Menaxheri: Tuna dhe Cozman nuk janë ndarë

Intervista - - JAVA VIP -

Çifti i njohur i hitit “Fenix” Tuna dhe Cozman, së fundi janë përballur me thashetheme të panumërta që të gjitha kanë të përbashkët ndarjen e tyre. Sipas një burimi, flitej se këngëtarja dhe reperi ishin ndarë pasi Cozmani e kishte “rrahur” atë, por “të gjitha këto janë spekullime të kota”, ka thënë menaxheri i çiftit, Dekorim Sahiti. Ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje, por thjesht ka qeshur me këto spekullime dhe është shprehur se çifti është duke punuar për projektet dhe koncertet e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.