Getoarit i pezullohet patenta

Intervista - - JAVA VIP -

Reperit kosovar i është pezulluar patenta dhe shkak për këtë ka qenë shkelja e kodit rrugor, kalimi i semaforit me të kuqe në zonën pranë Kryeministrisë. Gjithë kjo situatë ka ndodhur në Tiranë pasi siç e dimë, u bë pak kohë që Getoari ka edhe një shtëpi të tijën në Tiranë ku zhvendoset herë pas here. Por, ja që në njërën nga këto ditë ai është përballur me këtë situatë të pakëndshme si pasojë e së cilës policia i ka bllokuar lejen e qarkullimit, si dhe i ka vënë një gjobë prej 25 mijë lekësh. Shpresojmë që Getoari të mësohet sa më shpejt me rregullat e qarkullimit dhe gjobat në Tiranën që është kthyer në një qytet mjaft të dashur për reperin, ndoshta për shkak të femrës me të cilën flitet se po shoqërohet së fundi, Marina Vjollcës. Ata të dy janë parë bashkë javën e kaluar në plazh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por ende asgjë nuk është pohuar nga asnjëra palë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.