** Më shumë rreth teje...**

Intervista - - MUZIKE -

- Rovena, fansat janë shumë kuriozë për personin përkrah teje... cilës fushe i përket, si u njohët?

- Ne jemi njohur në universitet. Studionim bashkë në të njëjtën degë, në departamentin e Gjuhëve të Huaja. Ai vazhdon në fushën e mësuesisë e te përkthimeve, pra, nuk ka lidhje me muzikën, ndonëse më mbështet në çdo hap. Jemi bashkë prej rreth 9 vitesh.

- Të shohim shumë aktive me videoklipe. Shpenzimet i mbulon vetë?

- Shpenzimet i mbuloj të gjitha vetë, edhe pse është vërtet e vështirë të sjellësh këngë dhe videoklipe cilësore.

- Ndjen konkurrencë në këtë fushë?

Konkurrencë ndjen çdo njeri, por është një ndjenjë që të bën gjithmonë të kërkosh e të nxjerrësh më të mirën nga vlerat e tua.

- Të kthehemi pak në

-

kohë... Në vitin 2014, kur u ftua një këngëtar serb në Shqipëri, ti ishe në listën e këngëtarve që nuk u prononcuan, ndërsa këngëtarët kosovarë flisnin kundër tij...

Në fakt, nuk e di pse në mënyrë të padrejtë dhe jo korrekte shkruan në atë kohë në emrin tim. Si atëherë, edhe tani, vazhdoj të them në lidhje me këtë që arti dhe muzika nuk munden kurrë të ndajnë kombet, por vetëm të shërbejnë si ura lidhëse ndërmjet tyre.

- Më shumë fitime nxjerr nga fusha e muzikës apo nga teatri?

- Unë jetën time ia kam kushtuar totalisht muzikës, kështu që gjithçka lidhet me të.

-

- Diçka që e mërzit shpejt Rovenën...

- Më mërzit shumë padrejtësia, jo vetëm në drejtimin tim, por edhe ndaj të tjerëve dhe, si natyrë idealiste që jam, reagoj menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.