Ergys Kaçe: Pyesni De Biazin pse nuk luaj!

Intervista - - SPORT -

Kjo do të ishte fra za e duhur për Ergys Kaçen, i cili është në mbyllje të një sezoni fantastik me skuadrën e PAOKU- t. Pavarësisht moshës së re, ai është kthyer në një lider për skuadrën greke dhe ka arritur të tërheqë rreth vetes vëmendjen e shumë klubeve prestigjoze të Evropës. Mesfushori 21 vjeçar është pjesë e rëndësishme e Kombëtares Shqiptare dhe një ndër ambasadorët më të mirë të vendit tonë, pasi ai është nga ata persona që vendosin kombin para gjithçkaje, madje edhe atëherë kur mund të kenë pasoja. Në një situatë të tillë është gjendur Ergysi kur pozoi me fanellën e UÇK- së dhe u dënua për 3 muaj nga klubi i tij, por ai nuk u dorëzua dhe u kthye më i fortë se më parë! Në jetën private ndjehet po aq i kompletuar sa në fushën e futbollit pasi kohën e lirë e ndan midis familjes dhe shoqërisë. Tifozeve femra të Ergysit nuk do t’i pëlqejë kjo intervistë pasi ai vjen me një… surprizë!

Eraldo Harlicaj: - Jemi pothuajse në fund të sezonit. Si ka qenë ky vit futbollistik për ju?

Ergys Kaçe: - Ka qenë një sezon mjaft i mirë. Jam shumë i lumtur që këtë vit jam aktivizuar pothuajse në çdo ndeshje për ekipin e PAOKU- t duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Përsa i përket konkurrencës dhe kundërshtarëve, ka qenë mjaft i vështirë, por unë kam zhvilluar një sezon fan- tastik.

- Tani jeni në fazën e Play- off- it. Me çfarë synimesh futet ekipi i PAOKU- t?

- Ekipi ynë ka një mentalitet fituesi dhe në çdo garë, ne hyjmë për ta fituar prandaj objektivat tona janë të qarta.

- A mendoni se forma juaj është përmirësuar, krahasuar me sezonin e kaluar?

- Po, rezultatet flasin vetë. Jam një ndër lojtarët me të aktivizuar të skuadrës dhe kam shënuar 4 gola vërtet të rëndësishëm për ekipin tim. Kjo nuk është rastësi. Unë punoj fort në stërvitje dhe asnjëherë nuk jam i kënaqur me veten, gjithmonë kërkoj të përmirësohem. Synimi im është që të rritem si futbollist dhe vitin tjetër, do të

jem më mirë se këtë vit. - Kur përfundon kontrata juaj me klubin e PAOK- ut?

- Jam nën kontratë me këtë ekip deri në vitin 2017.

- A mund të ketë ndryshim skuadre për Kaçen këtë verë?

- Kësaj pyetjeje nuk mund t’i jap përgjigje. Kam marrë oferta nga klube të ndryshme, por unë kam kontratë me ekipin e PAOK- ut dhe mendoj ta përmbush deri në fund atë… por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë…

- Cilat janë ekipet e interesuara për ju?

- Emra konkretë nuk mund të përmend, por janë nga Turqia dhe Italia.

- Në janar keni pasur oferta nga Hanoveri në Gjermani dhe Lacio në Itali. A vazhdoni të keni kontakt me këto ekipe?

- Është e vërtetë që në janar këto dy ekipe ishin të interesuara për të blerë kartonin tim ose për të më marrë në formë huazimi. Ekipi i Hanoverit nuk e di nëse është akoma i interesuar në këto momente, pasi nuk kam kontakte, ndërsa e pranoj që kam kontakte me presidencën e Lacios dhe gjithashtu, edhe me kapitenin tonë Lorikun.

- Të flasim për K o - mbëtaren. Si e pritni ndeshjen miqësore m e Francën?

- Unë kam disa ndeshje q ë nuk aktivizo-

hem për Kombëtaren dhe nuk kam pasur mundësi të tregoj aftësitë e mia. Kjo ndoshta vjen se nuk jam i planifikuar në strategjitë e De Biazit, por jam i gatshëm të bëj më të mirën time sa herë aktivizohem për kombin tim.

- Çfarë i mungon Kaçes që nuk përshtatet me strategjitë e Xhani De Biazit?

- Nuk e di, për këtë du- het të pyesni trajnerin.

- A jua ka treguar arsyen? - Jo. - Duket sikur ju ka mërzitur shumë kjo situatë…

- Aspak. Trajneri ka krijuar një harmoni në ekip ku edhe pse nuk luajmë, duket sikur jemi në fushë dhe shënojmë gol. (Qesh)

- Me 13 qershor jepet vendimi i KAS-it. A besoni se do t’i marrim pikët që na takojnë?

- Jam i sigurt se do t’i marrim ato 3 pikë.

- Në tetor luhen fatet e këtyre eliminatorëve, n ë ndeshjet kundër Danimarkës dhe Serbisë. Cila ësht ë ndeshja më e vështirë për ju?

- Me Danimarkën, pasi është një kundërshtar shumë i rrezikshëm dhe një ekip me shumë emër në arenën ndërkombëtare, aq më tepër që luajnë në fushën e tyre. Ndërsa përsa i përket Serbisë, ne do ta rrihnim edhe në Beograd sikur ndeshja të luhej për 90 minuta, pasi jemi shqiptarë dhe luftojmë deri në fund.

- A keni frikë se mund të ndodhin trazira në ndeshjen kundër Serbisë?

- Jo, shqiptarët janë besnikë dhe kanë burrëri…

- A ishte e vështirë për ju që të bëheshit futbollist?

- Ka qenë shumë e vështirë, por unë dua të falënderoj familjen time e cila ka merita të mëdha. Ata kanë punuar shumë në Greqi që mua të mos më mungonte asgje. Klubi i PAOKU-t ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim pasi falë tyre jam në këto nivele.

- A jeni ndjerë i paragjykuar për faktin se jeni shqiptar?

- Të them të drejtën, asnjëherë nuk ka pasur racizëm ndaj meje, përveçse kur kam veshur një fanellë të UÇK- së ku jam paragjykuar për 3 muaj me radhë. Ka qenë një situatë shumë e vështirë për mua.

- Përveç famës dhe sukseseve, futbollistët janë shumë të parapëlqy- er edhe nga femrat. Sa e vërtetë është kjo në rastin tuaj?

- Është shumë vërtetë… ( Qesh)

- Keni një dashurie? - Po. - Është shqiptare apo greke?

- Greke dhe është më shumë se një e dashur… (Buzëqesh)

- Çfarë nënkupton me “më shumë se një e dashur”? - Është e fejuara ime. - A është ajo xheloze duke qenë një ndër lojtarët më të preferuar për tifozet femra të PAOK- ut?

- Ajo është një natyrë shumë e kuptueshme por… xhelozia eksiston. ( Qesh)

- Si e kaloni kohën e lirë?

- Kohën e lirë ia kushtoj familjes, por edhe shokëve të mi të ngushtë. Me Andrean dhe Marion dalim për kafe apo luajmë playstation si të gjithë…

- Ku do pushimet?

- Besoj se në Shqipëri disa ditë… të tjerat akoma nuk i kam vendosur.

e

lidhje

t’i kaloni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.