Alehandroja i shpëton jetën Hoze Luisit

Intervista - - TELENOVELA -

Pedro Medina ka një pistoletë të vendosur mbi kokën e tij, por në momentin e fundit vendos të mos vrasë veten, por Ezekielin. Në të vërtetë, Ezekieli e ka mashtruar dhe pistoleta nuk ka plumba. Pedroja, i tërbuar nga inati, largohet, pasi e ka qëlluar me grusht Ezekielin. Maria po e pret Pedron jashtë dhe ata ikin së bashku në vendin ku ai jeton.

Hoze Luisi përpiqet të bëjë një marrëveshje me Ezekielin. Ai i thotë se nëse e di se ku është Rozario, t’ia tregojë policisë dhe ai ka për ta lënë që të arratiset.

Nga ana e tij, Pedro Medina i telefonon Ezekielit dhe i thotë se nëse e vret Hoze Luisin, ai do ta ndihmojë që të arratiset.

Luisito është shumnë i trishtuar nga mungesa e gjy- she Rozarios dhe Viktoria e ngushëllon. Maria i thotë Luisitos se do të kishte dashur që ai të ishte djali i saj, pasi ajo dhe Alehandroja kanë qenë të lidhur në të shkuarën. Alehandroja arrin të gjejë të ëmën.

Pedro Medina kthehet tek Amelia e cila hiqet sikur është e lumtur. Ezekieli përpiqet të vrasë Hoze Luisin, por në atë moment vjen Alehandroja dhe e qëllon Ezekielin, pata se ai të shkrepë këmbëzën. Alehandroja ia shpëton jetën Hoze Luisit, pikërisht në vendin ku Hoze Luisi i kishte shpëtuar të tijën. Alehandroja i thotë se tashmë janë larë.

Rozario kthehet në shtëpi dhe të gjithë lumturohen.

Karlota mëson se Ezekieli ka vdekur. Alehandroja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.