Vret Ezekielin

Intervista - - TELENOVELA -

i thotë se ai ka vdekur ndërsa përpiqej të shpëtonte Rozarion, në mënyrë që Karlota të mos vuajë më, duke mësuar të vërtetën për bashkëshortin e saj. Montserrati falënderon Alehandron për atë që i tha Karlotës.

Amelia i telefonon Hoze Luisit për ta paralajmëruar për kthimin e Pedro Medinës, por ky i fundit e dëgjon dhe e qëllon, duke e hedhur përtokë pa ndjenja.

Hoze Luisi arrin në shtëpinë e Amelias, e cila përmendet, por është gjithë shenja. Pedro Medina ar- ratiset përsëri.

Maria përgatitet të sulmojë sërish, pasi Alehandroja e ka paralajmëruar të qëndrojë larg familjes së tij. Maria vishet sërish si Monserrati dhe e kërcënon atë se do ta vrasë. Para se të qëllojë, ajo i tregon se ka qenë ajo që e ka qëlluar edhe herën e parë dhe se e ka vrarë ajo Sandron.

Adolfoja vjen pikërisht në kohën e duhur për të ndërhyrë, duke i shpërtuar jetën Monserratit. Maria e kërcënon Adolfon se do ta vrasë, por ai i thotë se diku ka ruajtur një letër ku rrëfen se “akrepi” është ai dhe se Maria është e përfshirë në krimet që ai ka kryer. Adolfoja i thotë Marias ta qëllojë në këmbë, në mënyrë që të ketë mundësi të largohet...

Pedro Medina i jep Marias një substancë që e siguron se do ta bëjë të jetë përgjithmonë me Alehandron. Refugios i bie në dorë një letër nga Ezekieli, i cili tashmë ka vdekur. Megjithëse letra i drejtohet Dimitrios, ai e hap, sepse është shumë kurioz të mësojë se kush është “akrepi”...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.