Çdo grua mund të vuajë nga fibriomat e mitrës!

Intervista - - SHENDET -

Fibriomat në mitër janë rritje jokancerogjene të indeve të mitrës. Fibriomat ndryshojnë në numër dhe madhësi, pra, mund të kesh një apo shumë, të vogla apo të mëdha. Afro 70-80% e grave kanë fibrioma në mitër deri në moshën 50 vjeçare. Termi mjekësor për fibriomat është: liomioma ose mioma.

Ato mund të shkaktojnë simptoma shumë të lehta, ose mund të mos shkaktojnë fare. Te gratë që ndjejnë simptoma, fibriomat mund të shkaktojnë: Presion në fshikëzën e urinës, apo zorrën e trashë, urinim të shpeshtë, kapsllëk ose dhimbje gjatë daljes jashtë, dhimbje në fund të barkut. Nëse fibriomat rriten shumë, ato mund të zgjerojnë barkun, duke e bërë gruan të duket shtatzënë.

Fibriomat mund të shkaktojnë edhe ndryshime në menstruacione si: Dhimbje dhe ngërçe të lehta, apo të forta, shtim të sasisë së menstruacioneve, nganjëherë me copa të koaguluara, cikle më të gjata ose më të shpeshta, si edhe njolla gjaku ndërmjet cikleve. Studimet kanë zbuluar se gratë, cikli i të cilave fillon më herët, kanë më shumë mundësi të kenë fibrioma. Megjithëse marrja e hormoneve femërore ka lidhje me fibriomat, nuk është vëre- jtur një lidhje e tillë me pilulën kontraceptive.

Fibriomat më të njohura janë ato të quajtura intramurale, që rriten në muskujt e mitrës dhe e zmadhojnë atë. Fibriomat subserosale rriten jashtë mitrës. Nëse ato zmadhohen shumë, mund të shkaktojnë dhimbje për shkak të madhësisë së tyre apo presionit që ushtrojnë në organet ngjitur. Fibriomat submucosale rriten nën veshjen e brendshme të mitrës dhe mund të zënë hapësirën e saj të brendshme, duke shkaktuar shumë hemorragji, ose ndërlikime të tjera më serioze. Fibriomat pedunculare lidhen me një bisht të hollë brenda apo jashtë mitrës. Ekziston mundësia për të patur më shumë se një lloj fibriome.

Ndërkohë që shkaku i zhvillimit të tyre është ende i paqartë, është vënë re se ato ndodhin zakonisht nga mosha 30- 40 vjeçare dhe janë më të përhapura te gratë me ngjyrë. Rreziku shtohet nga trashëgimia. Gjithashtu, ndikon edhe të qenit mbipeshë, apo obeze, si edhe me presion të lartë të gjakut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.