NASA publikon fotot e Mërkurit, marrë nga sonda Mesenxher

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ndërkohë që sonda Mesenxher është përplasur në tokën e Mërkurit më 30 prill, ajo ka marrë disa foto të mrekullueshme të planetit më të afërm me Diellin. Është hera e parë që e shohim Mërkurin me kaq ngjyra dhe fotot e marra kanë titullin « Të demaskojmë sekretet e Mërkurit». Sonda Messenger është e para që është vënë në orbitën e Mërkurit. Në katër vjet të një misioni të suksesshëm, ajo ka mundur të marrë mbi 250 mijë imazhe dhe të dhëna të tjera. Një shpërthim ngjyrash Këtë pamje të Mërkurit syri i njeriut nuk e kishte zbuluar ende. Të gjitha nuancat e ngjyrave janë në fakt rezultati i qindra gjatësive valësh drite. Ato janë kapur nga njëri prej instrumenteve shkencore të Mesenxherit, spektrometri, që analizon atmosferën dhe përbërjen e sipërfaqes së Mërkurit. Këto gjatësi vale më pas konvertohen në ngjyra të kuqe, jeshile dhe blu, me qëllim që të vihen në dukje ndryshimet fizike dhe kimike të sipërfaqes së planetit. Ky sistem bën të mundur dallimin e relieveve dhe variacioneve të spektrit në sipërfaqe të Mërkurit. Ja përse mineralet dhe krateret duken kaq mbresëlënëse në foto. Fundi i sondës Mesenxher Kjo anije kozmike, e lançuar në hapësirë në vitin 2004, ka përshkuar 7.9 miliardë kilometra rrotull Tokës, Diellit, Afërditës dhe sigurisht, Mërku- rit. Vetëm në vitin 2011, Mesenxheri e ka përqendruar misionin e saj në planetin më të vogël të Sistemit tonë Diellor. Një vit më vonë, sonda ka zbuluar provën e pranisë së ujit dhe materialeve të tjera të gazta në zonat më polare të Mërkurit, bile Nasa ka publikuar 10 zbulimet më interesante të Mërkurit. Sonda, karburanti i së cilës mbaroi, ka humbur më në fund betejen kundër tërheqjes së diellit më 30 prill dhe është përplasur me një shpejtësi 3.91 km/ sekondë, pra, 8700 km/orë, mbi sipërfaqen e Mërkurit. Aventura e saj ka marrë fund aty.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.