“Qejfet” e çuditshme të natyrës...

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Keni dëgjuar ndonjëherë për rrufenë jeshile, pluhurin e diamantit apo ylberin e zjarrtë? Në fakt, këto fenomene të çuditshme natyrore nuk janë edhe kaq të rralla dhe, në shumicën e rasteve, janë magjepsëse...

9. Vorbullat e ndezura

Një fenomen i rrallë që mund të shkaktohet kur një vorbull ere kalon afër një pylli në flakë dhe “merr flakë” edhe vetë. Quhet edhe “djalli i zjarrtë”, për arsye që kuptohen. Edhe më rrallë mund të shkaktohet nga tërmetet ose rrufetë.

10. Retë e varura

Një fenomen i rrallë, por mbresëlënës është ai kur retë duken si thasë me madhësi të çrregullt që varen nga qielli. Quhet “Mammatus Clouds” (me përkthim të lirë, “re në formë gjinjsh”) dhe formimi i tyre zakonisht është shenjë e një stuhie apo vorbulle të fuqishme.

11. Hëna e përgjakur

Të gjithë e njohim këtë fenomen, por përveç të kuqes, hëna mund të “marrë” edhe ngjyra të tjera, si blu apo portokalli. Kjo mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme, si përqendrimi i madh i tymit apo pluhurit në atmosferë, ose edhe nga një eklips i afërt.

12. Retë e zjarrit

Re të nxehta që krijohen për shkak të një rritjeje të papritur dhe të madhe të temperaturës në atmosferën përmbi sipërfaqen e tokës. Fenomeni në fjalë vrojtohet kryesisht pas shpërthimit të vullkaneve, ose zjarreve që shpërthejnë në pyll.

13. Rrufeja jeshile

Rrufeja jeshile ose ndry- she, rrezja jeshile, është një njollë e ndritshme, jeshile, që mund të vrojtohet për 12 sekonda në lindje ose perëndim të diellit. Ky fenomen ndodh kur drita e diellit thyhet dhe pasqyrohet në atmosferën e Tokës.

14. Pasqyrime

Pasqyrimet janë fenomene të çuditshme optike, si pasojë e të cilave drita pasqyrohet në mënyrë të tillë, sa krijon një pamje të gënjeshtërt të sendeve dhe qiellit. Vihen re zakonisht në sipërfaqet e nxehta, si mbi asfalt dhe sigurisht, në shkretëtirë.

15. “Fantazmat”

Kështu quhen goditjet elektrike që krijohen me forma të ndryshme rrotull rrufeve. Zgjasin më pak se një sekondë dhe për këtë arsye është shumë e vështirë t’i vrojtosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.