5 mënyra për të hequr frikën nga avioni

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

1. Fillojmë me shifrat. Një njeri ka 1 në 11 milionë mundësi që të vdesë në një aksident ajror. Sipas një studimi të vitit 2013, një udhëtar mund të marrë çdo ditë avionin për 14 mijë vjet rresht, pa pasur aksident. E themi dhe do të vazhdojmë ta përsërisim, bëhet fjalë për mjetin e transportit më të sigurt në botë!

2. Ju duhet të përpiqeni të kuptoni nga vjen frika juaj. Në këtë drejtim, mund të ndikojnë disa kritere, si: frika nga lartësitë, klaustrofobia, turbulencat... Punoni me to që të kuptoni dhe kontrolloni më mirë frikën tuaj.

3. Përpiquni të qetësoheni me një krahasim të thjeshtë: Një avion që kalon një zonë turbulence është si një anije që noton në ujëra të turbullta. Sigurisht, nëse keni frikë edhe nga udhëtimi në det, harrojeni këtë!

4. Meqë jetojmë në erën e teknologjisë, ekziston një aplikim për të qetësuar frikën në avion. Shkarkoni aplikacionin «No Stress Altitude», që kushton afro 3.5 euro. Ju do të gjeni aty ushtrime relaksimi, si edhe informacione e këshilla për atë që mund të bëni para fluturimit tuaj, ajo që do të ndodhë gjatë shkëputjes nga toka, lart në ajër dhe uljes në tokë. Në fund, mbetet butoni i panikut. Duke e shtypur atë, do të aktivizoni një mesazh audio dhe psikologu do t’ju ndihmojë të largoni stresin.

5. Janë të shumta shoqëritë ajrore që propozojnë informacione, me qëllim që t’i jepni fund frikës nga fluturimi. Për shembull, Air France organizon stazhe me titull «Të bësh për vete avionin», që zhvillohet me tre etapa: Një takim me një psikolog për të kuptuar origjinën e stresit tuaj, pjesën teorike, për të njohur më mirë avionin dhe një simulator për praktikën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.