Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Një grua

Njoha një grua, ish’ e martuar Me flokë të verdhë e sy jeshilë Harrova që isha i unazuar Por jo të isha, me të xhentil Në një sedilje të një makine Na toku rasti një ditë Maji Një përshëndetje disa shikime Tek unë u ndez padashur faji Qeshëm, bëmë goxha muhabet Me gruan e tjetrit zura miqësi Aty në sedilje u shkrua një jetë Batuta humori me shumë çiltërsi E dija që zemrën s’ia vidhja dot E dinte që hapin unë s’e hidhja Ndaj ne flasim sërish edhe sot Tjetër rrugë s’mund të zgjidhja Njoha një grua ish’ e bukur Por shpirtin më të bukur kish Me sy në zemër më pati ndukur Mollë e ndaluar dashurish...

Romeo Gegushi

Të dua, moj mike, të dua...

Të dua, moj mike, të dua, Nga maja e flokut, në thua. Jam marrëzisht i dashuruar, Me të gjitha nazet e tua... Më thuaj mike, më thuaj, Përse je kaq e djallëzuar? I mjeri unë, më ke tërbuar, Kur të shoh duke kaluar... Ah, sikur pak të më doje, Një rreze dielli të më lëshoje, Jetën do ma zbukuroje, Një mijë vjet do ma zgjatoje. Mike, më dëgjo, një herë, Më thuaj se po vdes i mjerë, O më mbaj, o më bëj lanet, Se si qiriu po më tret... Mike, të lutem, më prano, Largësinë ti ma shkurto, Më jep krahë në dashuri, Të fluturojmë në qiell të dy!...

Luljeta Gjosha Pashollari

Kujtime të fshehur

Shumë gjëra thërrmohen e s’bëjnë thërrime Ka zemra që grihen çdo ditë e nga pak Si shkumës do t’fshihen me qindra kujtime Por ka edhe kujtime që mbeten në gjak! Ka gjëra që humbin diku brenda teje Dhe bëhen ‘’sëmundje’’ kronike pastaj Vërtiten me gjakun e fshehur ndër deje Plagë e bejnë zemrën që s’mundet të qajë. Ka grimca kujtimesh që kurrë nuk harrohen Që kohën dhe ditët, dinë mirë t’i gënjejnë Në mish e në kocka vullnetshëm strehohen Plagë e bëjnë zemrën e shpirtin rrëmbejnë! Bledi Ylli

Sipas Pushkin-it

Ti mos më pyet pse rri menduar Sepse ashtu unë rri gjithnjë Ndihmojnë mendimet në të shkruar Pa ‘to s’do kisha shkruar, gjë! Ti mos më pyet pse rri menduar Se pikërisht kështu më njohe Ishe e thjeshtë për t’dashuruar Në atë diell të asaj kohe... Ty sot të dukem unë i huaj? Po... Kur dashuria fillon gërvisht, atëherë dhe unë mendimet luaj e them, të dashuroj sërish? Ndaj mos të dukem i menduar I djegur jam, jo veç nga ti Gjersa të jem krejt përvëluar Do t’digjem e digjem përsëri! Ndaj mos të dukem sikur luaj Se unë mbi flakë hedh çdo hap Siç u njohëm si dy të huaj Të huaj çuditshëm u bëmë prapë! Sipas Pushkinit, njëherë do digjesh Kurse unë them, digjesh gjithmonë Me një ndryshim, kur përvëlohesh atëherë dhe zjarri s’ka ç’përvëlon!

Malli hesht...

Malli s’di të flasë, Malli nuk ka fjalë. Malli është zjarr’, që të djeg ngadalë... Dhe nga tymi i tij Zemra mund t’pëlcasë. Malli nuk ka fjalë Por mundet të t’vrasë!

Bledi Ylli Nëpër mercedesa Bredhin kokëpalarët! Ata që nuk dinë Nga rrotullohet bota Ne i bëmë qeveritarë... Ashtu, si lekun me dy koka! Ata që janë rritur ndanë malit Kur zbresin në qytet, Të “kërkojnë patentë” T’i hipësh dhe kalit! Ata, që mirënjohje nuk njohin, Që vetja u duket gjeni Që rrugës të shohin e s’flasin, Për ata do thoja: “hipokrizi!” Për ata që më trille na përçmojnë, Që hiqen e mbahen Si njerëz realiste Ndërgjegjen e degjeneruar ledhatojnë.. Për ju, ka veç një fjalë: “egoistë”! Alban Arapi

Përballë dritës se ç‘po dukem e zbehur

Kujtime të shumta rëndë më kanë dehur Jam dehur aq sa nuk di se ç‘të shkruaj Një njeri i dashur më iku si i huaj. Nuk isha unë, nuk isha vetvetja krejt ndryshe dukej Fiqeretja. U deha une pa gota perpara se ty jo s‘te priu e mbara se ç’po ndihem e dehur E dehur nga mërzia Çfare deshi ajo te gjërat e mia? Thonë që 7 llojesh është pija s‘po di ku jam, më rrotullohet “shija” Ah, sa pije e keqe që qenka Me dhimbje serish të lënka. Nuk isha ulur unë me askënd As nuk thoja gëzuar, Siç isha e dehur vështroja gjithkënd Tej mase e zemëruar. E dehur, shumë e dehur Isha katandisur keqas me flokë pakrehur. U ndjeva si “kafshë” Më mungonte llogjika ndaj dehjes i thashë: “Të rëntë pika” Ç’më duhej dehja as vetë s’e kuptova, Pse në kthetrat e saj përfundova? Më mori pranë, më bëri për vete, Ah, si është jeta... U dehe dhe ti Fiqerete! U dehe dhe ti qe e urreve pijen, Dhe jetës ia provove shijen...! Fiqerete Ermir Dervishi

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.