A përfitoj pension si i riatdhesuar?

Intervista - - PYETJE -

- Jam emigrant në Breshia të Italisë, i datëlindjes 1949 dhe dua të kthehem në Shqipëri, sepse mosha që kam dhe disa probleme shëndetësore më bëjnë që të mos e përballoj punën në ndërtim. Kam filluar punë në vitin 2001 dhe kam gjithsej rreth 12 vite me kontribute. A mund të përfitoj pension nga këto vite që kam në Itali?

- I nderuar letërshkrues, në kuadrin e reformave “Monti”, në Itali, ka ndryshime thelbërsore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, që lidhen kryesisht me zgjatjen e moshës së përfitimit të pensionit, duke e korrektuar me koeficientin e jetëgjatësisë ( speranza di vita) si dhe mënyren e llogaritjes së pensionit, të cilat prekin sigurisht edhe emigrantët shqiptarë në Itali. Kështu, mosha e daljes në pension të burrave, nga 65 vjeç që ishte deri më 31.12.2011, u bë 66 vjeç më 1.1.2012, u rrit me 66 vite e 3 muaj nga 1 janar 2013 dhe në vitin 2020, do barazohet mosha e daljes në pension të burrave dhe grave me 66 vite e 3 muaj. Nisur nga sa më lart, për përfitimin e pensionit, aktualisht ka dy mënyra llogaritjesh. Punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, të cilët kanë të drejtë të daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute ( 1040 kontributet javore) dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, të cilët kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute ( 260 javë), të cilët e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç;

- Po kështu, pensionin e invaliditetit e përfitojnë punonjësit që rezultojnë me paaftësi të përhershme për të kryer ndonjë punë për shkak të një sëmundjeje apo defekt fizik ose mendor me humbjen e mbi 74 % të aftësisë për punë, të cilët duhet të kenë jo më pak se 260 javë ( pesë vjet kontribute) nga të cilat 156 javë ( tre vite kontrib- ute) në pesë vitet që i paraprijnë datës se paraqitjes së aplikimit. Përsa u përket punonjësve ekstrakomunitarë të riatdhesuar, ata kanë disa favore dhe lehtësira, krahasuar me përfitimet e punonjësve rezidentë në Itali, duke reduktuar moshën për përfitime. Në rast riatdhesimi përfundimtar, punonjësit ekstrakomunitarë me kontratë pune ( me përjashtim të kontratës sezonale), gëzojnë të drejtën për përfitimin nga sigurimet shoqërore në Itali dhe përfitojnë të tilla të drejta, edhe kur nuk ekziston një marrëveshje reciproke me vendin e origjinës ( bazuar në Ligjin Bossi – Fini, 18 paragrafi 13 i Ligjit 30 korrik 2002). Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit Bossi - Fini, ndryshoi edhe trajtimi i emigrantëve të riatdhesuar, tani jo më me kthimin e shumës së kontributeve të paguara, por në disa favore për përfitimin e pensioneve të pleqërisë dhe familjare. Për përfitimin e pensioneve të pleqërisë, duhet të dallojmë dy raste, sipas të cilave, pensioni llogaritet me sistemin kontributiv, apo me sistemin retributiv ( me pagat).

1. Në rastin e parë, punonjësit ekstrakomunitarë, të punësuar mbas 1 janarit 1996, mund të përfshihen për pension pleqërie në rast riatdhesimi, të llogaritura me sistemin kontributiv, me plotësimin e 66 viteve e 3 muaj ( është bërë shtesa me koefiçientin e jetëgjatësisë), edhe nëse nuk kanë plotësuar kërkesat e parashikuara, pra, edhe nëse nuk kanë plotësuar 20 vite kontribute.

2. Në rastin e dytë, punonjësit ekstrakomunitarë, të punësuar para periudhës 01.01. 1996, mund të përfshihen, në rast riatdhesimi, në pension pleqërie, të llogaritur me sistemin retributiv, ose të përbërë, vetëm kur plotësojnë 66 vjeç e 3 muaj ( është bërë shtesa me koefiçientin e jetëgjatësisë) si për burrat, ashtu dhe për gratë, vetëm kur plotësojnë jo më pak se 20 vite kontribute. Duke qenë se ju keni filluar punë mbas vitit 1996, jeni në kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë sipas pikës së parë, pra, në moshën 66 vjeç e 3 muaj dhe pa plotësuar 20 vite kontribute, mjafton të keni mbi 5 vite kontribute. Për të përfituar statusin e të riatdhesuarit, personi i interesuar duhet të paraqesë pranë Konsullatës Italiane këta dokumente:

- vërtetim nga njësia vendore e pushtetit lokal të zonës, që të përmbajë datën e saktë të hyrjes përfundimtare në atdhe, si dhe adresën e tij aktuale; fotokopje të pasaportës, duke përfshirë dhe faqen ku ndodhet vula e fundit e kthimit në Shqipëri; vërtetim nga organet kompetente ( drejtoritë e tatimeve) në atdhe që kanë ndërprerë aktivitetin e punës; dokumenti i çrregjistrimit nga komuna ku emigranti ka qenë banues në Itali. Këta dokumente duhet të përkthehen nga përkthyes të miratuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, lista e së cilës ndodhet ne sitin e ambasadës. Mbas përgatitjes së këtyre dokumenteve, personat e interesuar duhet të lënë një takim në ambasadë, për të paraqitur këto dokumente dhe për të marrë statusin e të riatdhesuarit. Mbas marrjes të statusit të të riatdhesuarit, të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin përmes kanaleve të mëposhtme online pra në internet:

1. Web - Nëpërmjet portalit të Institutit, www. inps. it servizi On- line – Servizi per il cittadino.

2. Nëpërmjet telefonit, duke kërkuar Qendrën e Kontaktit të integruar në numrin 803164 falas, ose nga një numër celular nga 06.164.164.

3. Nga institucionet dhe ndërmjetësuesit e autorizuar, si Patronatet, të cilat u ofrojnë qytetarëve shërbimet e nevojshme telematike, falas.

Si gjithnjë, Patronati INAS ALBANIA, do t’ju asistojë dhe ndihmojë në çdo kohë, deri në përmbylljen e të gjitha procedurave. Për trajtimin e pensioneve për të riatdhesuarit, është ngarkuar zyra INPS Peruxhia. Modularin që duhet plotësuar, e gjeni në linkun e mëposhtëm;

http:// www. inps. it/ portale/ d e f a u l t . a s px? imenu= 107wamp; forms palladestramodulistica= truew amp;sricerca=ap50

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.