Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Gjyshja që nuk jeton - Kam parë në ëndërr sikur gjyshja ime që ka 4 muaj që ka vdekur më vuri unazë në gisht. Edhe pse i kam dy unaza te gishti i martesës, ajo më tha: “Mbaje këtë unazë floriri dhe vërja mamit kur të vdesë”. Më pas, më tha: “Lëre fare, ma jep se ia jap vetë”. Më ka frikësuar shumë kjo ëndërr. Nënën e shoh gati çdo 3 ditë në ëndërr ngaqë e kam dashur shumë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Ju shpreheni vetë se keni qenë shumë e lidhur me nënën; kjo është një nga arsyet pse e keni parë në ëndërr dhe vazhdoni ta shikoni kaq shpesh. Humbja e saj është akoma e freskët për ju, për të mos folur pastaj për kujtimet që keni me të. E mendoni shumë, ndaj ëndrrat me të janë të pashmangshme. Ajo së cilës duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje tani është mami juaj. Ajo i vuan gjërat brenda saj dhe ndoshta ka nevojë për ju tani më shumë se kurrë, një lloj këshille që në mënyrë ndoshta jo të zakonshme jua jep nëna juaj, ndjestë pastë, në ëndërr. Gjithë të mirat.

Linda djalë - Kam parë në ëndërr sikur linda një djalë dhe isha shumë e gëzuar, por nuk e dija kush ishte babai i tij. -

Një ëndërr e tillë do të thotë realizim i një dëshire, që mund të jetë profesionale, në jetën private ose kudo tjetër, por është ëndërr pozitive.

M’u thye unaza e

fejesës - Përshëndetje! Kam parë një ëndërr shumë të frikshme para dy netësh dhe jam bërë shumë mer-

ak. Po kthehesha për shtëpi dhe i rashë rrugës gabim. Kisha dy mundësi; ose të kthehesha mbrapa ose t’i bija shkurt. Unë i rashë shkurt dhe papritur, rashë në një hapësirë shumë të lartë. Akoma pa rënë në tokë, unaza e fejesës m’u këput në dy vende, por nuk e humba, e futa në xhep që ta rregulloja. Kur rashë poshtë, isha në një vend të rrethuar me një mur gjigand dhe nuk kaloja dot. Aty brenda ishte një djalë, që kishte hapur një vrimë shumë të vogël dhe premtoi se do të më ndihmonte, por kur u bëra gati të kaloja, më ngeli koka dhe nuk kalova dot. Atij djalit nuk ia pashë fytyrën. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka? - E dashur lexuese, uroj ta keni kaluar këtë siklet, sepse ëndrra tregon se do të kaloni një periudhë të vështirë që ka lidhje me jetën tuaj private, me partnerin tuaj ose një të tretë, por më shumë ka lidhje me jetën tuaj private. Thyerja e unazës, është një lloj zhgënjimi që do të pësoni në marrëdhënien që keni, por ju do të përpiqeni ta rregulloni këtë marrëdhënie. Rënia poshtë, tregon rënien tuaj psikologjike shpirtërore dhe shqetësimet që do të keni brenda vetes. Edhe muri paraqet pengesën tuaj. Dikush do t’ju gjendet pranë që t’ju ndihmojë, por përsëri do ta keni paksa të vështirë. Ëndrra ju këshillon t’i bëni parapritë çdo gjëje, të kërkoni ndihmën e personave më të afërt ose një këshillë, apo thjesht fare, të jeni më diplomate në marrëdhënien tuaj, të mos nxitoheni në asgjë. Ju uroj fat!

Dele - Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur familja ime më bleu dele dhe po lexoja në letër që ishin 30 krerë. Në një ëndërr tjetër pashë sikur vëllai solli në shtëpi një dele. Pastaj aty erdhi vetë një dash. Këtë delen ne e therëm. Ç’do të thotë kjo ëndërr?

- Së pari, çdo kafshë që shikoni në ëndërr, përfaqëson një pjesë të personalitetit tuaj. Ju jeni natyrë e brishtë dhe vetësakrifikoheni për të tjerët, jeni e ndrojtur dhe shpesh, tip vetmitar. Në rastin konkret, ëndrra tregon që duhet të keni kujdes, të mos bëni më shumë seç duhet për të tjerët, sepse në fund të fundit, ju do të ndiheni e lënduar. Ëndrra tregon një lloj sakrifice nga ana juaj.

Ika në Itali - Në ëndërr pashë sikur isha te toka e xhaxhait me babain dhe seç po bënim atje. Në atë moment, unë e dëgjova xhaxhain që thoshte: “Ajo s’do të bëjë kurrë fëmijë se i kam bërë unë magji”. Unë debatova me të dhe babai më bërtiti mua. Ika në shtëpi, mora rrobat dhe u largova nga shtëpia, duke për-

funduar në Itali, e martuar me një italian. Jetova e lumtur për 7 vjet dhe kisha dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Me familjen time nuk kisha asnjë lloj komunikimi. Një ditë vendosa të vija në Shqipëri dhe kur erdha, nuk kisha guxim të takoja prindërit, por shkova te tezja, bisedova me të dhe më tha: “Shko takoje”. Shkuam të gjithë bashkë dhe kur zbritëm nga makina, djali im, që ishte 5 vjeç, vrapoi të përqafonte babain dhe i thërriti “gjyshi”, ku unë s’i kisha folur kurrë shqip. Ju lutem, më sqaroni, ç’do të thotë kjo ëndërr? Faleminderit. - E nderuar zonjë, ëndrra juaj ka lidhje edhe me disa biseda në familje në lidhje me fëmijët, me magjinë. Kujtoni me veten tuaj çfarë keni biseduar këto ditë me njerëzit tuaj, sepse shpesh ëndrrat janë pasqyrë e atyre çfarë thuhen gjatë ditës apo mendohen në nëndërgjegjen tonë. Debati juaj me babain, ka lidhje me të kaluarën ose me një hatërmbetje tuajën. Ikja në Itali, etj. ka lidhje me shmangien tuaj ndaj çdo problemi. Nuk jeni tip që përballeni, por largoheni dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Ëndrra ju këshillon të përballeni me çdo gjë që ju del përpara, qoftë ky një debat, një situatë, një kritikë etj. Ikja nga problemet nuk është zgjidhje, në rastin tuaj. Gjithë të mirat.

U bashkuam përsëri - Kam parë në ëndërr

sikur u ndava nga i

dashuri me të cilin jam e lidhur tani dhe babai im kishte marrë vesh gjithçka. Ne, sikur shkuam të flisnim me ish- të dashurin, që e kam dashur shumë, por familjet na kanë ndarë dhe sikur ne u bashkuam. Çfarë do të thotë, ju lutem? - Do të thotë që ju herë pas here e mbani mendjen tek e kaluara juaj dhe kjo gjë ju bën të vuani, gjë që nuk e shfaqni te të tjerët. Ama duhet të keni kujdes, sepse mund t’i bini në sy të dashurit dhe mund të keni një diskutim jo të mirë me njëritjetrin. Pra, kini kujdes, duhet të dini të ndani ca gjëra me veten tuaj; ose të qëndroni me këtë që keni, ose të ktheheni pas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.