Shkakton infertilitet varikocela?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, a është e vërtetë që varikocela shkakton infertilitet te meshkujt? E bëj këtë pyetje sepse dyshohet që im vëlla ka një sëmundje të tillë dhe jam shumë e shqetësuar për të. Zakonisht, a ka shenja varikocela, për shembull, dhimbje apo shfaqje në lëkurë? Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: - Nuk e di moshën e vëllai tuaj, por siç kemi folur edhe në raste të tjera, varikocela është faktori kryesor, që zë gati 40 për qind të shkaqeve që ndikojnë për shfaqjen e infertilitetit te meshkujt. Në përgjithësi, varikocela nuk para shoqërohet me ndonjë dhimbje apo ndonjë shqetësim të dukshëm, që ta orientojë personin te mjeku. Janë të rralla rastet në të cilat djemtë e rinj mund të kenë dhimbje që i orientojnë drejt ndihmës mjekë- sore. Pra, ankesat e përgjithshme nuk janë të tilla që të paraqitesh menjëherë te mjeku.

- Varikocela nuk është gjë tjetër, vetëm se një zmadhim i enës gjakut të skrotumit (të qeses), duke u bërë kështu shkak për uljen e aftësisë riprodhuese, nëpërmjet dëmtimit të spermatogjenezës. Ndërhyrja në kohën e duhur e ndihmon personin që kur të mbushë moshën e rritur, të mos përballet me problemet e infertilitetit. Kështu, është vetëm faktori moshë në të cilin duhet ndërhyrë për ndreqjen e anomalive të tilla. Mirë do të ishte që kjo të diagnostikohet direkt pas lindjes së mashkullit, që në moshë të vogël, pra, që bebe dhe sigurisht, kjo anomali, kur zbulohet në atë moshë, rregullohet brenda vitit të parë të lindjes. Nëse dyshohet se vëllai juaj ka varikocelë, ai duhet të mjekimet e duhura. Ai mund të vijë edhe pranë poliklinikës sonë dhe të bëjë një vizitë për të konstatuar praninë e varikocelës, ose jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.