Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Pasta e dhëmbëve

Një grua, futet në farmaci me pastën e dhëmbëve në dorë, i afrohet farmacistit dhe i bërtet e indinjuar: - Kur e bleva këtë pastë, ju më thatë se ajo lufton kariet, ndërkohë që mua më janë prishur dhëmbët...

- E nderuar zonjë, unë ju thashë që lufton, jo që fiton!

Gushëkuqi

Një gushëkuq largohet nga foleja, për të zbuluar botën. Nis fluturimin dhe buzë një liqeni takohet me një peshk.

- Unë jam një gushëkuq, po ti?

- Përshëndetje gushëkuq. Unë jam një troftë salmoni.

- Tani, ta marr vesh... je troftë apo salmon?

- Jo, jam troftë salmoni, se babai im ishte salmon, kurse mami, troftë...

Gushëkuqi vazhdon flu- turimin, deri buzë një pylli ku takon një kafshë tjetër:

- Unë jam një gushëkuq, po ti?

- Unë jam një qen ujk. Mami im ishte qen, kurse babi, ujk.

Pasi ikën prej aty, gushëkuqi takohet me një insekt të vogël.

- Unë jam një gushëkuq, po ti?

- Unë jam mushkonja tigër!

- Eeee, mjaft tani! Këtë herë nuk kam për ta besuar!

Me gruan

Dy komshinj takohen me njëri-tjetrin dhe nisin të bisedojnë.

- E o shoku... mbrëmë kishe harruar të mbyllje perdet dhe të pashë ndërsa bëje dashuri me gruan...

Tjetri nis të qeshë dhe i përgjigjet: - Ia ke fut kot, plako! Unë mbrëmë nuk isha fare në shtëpi, kam qenë në punë gjithë natën!

Dashuria

- E dashur, më do vetëm mua? - Sigurisht, Marsel! - Marsel? Po unë e kam emrin Mondi!

- Oh, më fal... harrova fare që sot nuk është e martë, por e premte...

Letra

I dashur zoti Google, Desha t’ju informoja se e kam një grua që më del e më tepron! Përse vazhdon të sillesh kështu me mua? Për herë të fundit, po të lutem që të më lësh ta mbaroj fjalinë dhe pastaj të bësh sugjerimet e tua.

Lajm gazetaresk

Një helikopter bie mbi një varrezë. Policët, deri më tani, kanë arritur të gjejnë trupat e 300 viktimave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.