Era, kur ishte thjesht motra e Norës

Intervista - - JAVA VIP -

Shndërrimi në kopje të njëra-tjetrës duket sikur është një tendencë e vajzave sot, kryesisht e atyre të ekranit. Nëse bëjmë dallimet si kanë qenë dhe si janë bërë, do të gjejmë një ngjashmëri të frikshme në paraqitjen e tyre; e njëjta tërheqje sysh, vetullash tatuazh apo fryrje buzësh, aq sa fare lehtë mund të mendosh se janë pjesë e së njëjtës familje. Nëse dikur kopjoheshin vetëm veshjet dhe luku, sot kopja u referohet edhe shndërrimeve falë kirurgjisë estetike. Gjithë kjo parantezë i detyrohet pikërisht kësaj fotoje të këngëtares Era Istrefi, të bërë që para se ajo t’i futej muzikës, ndërkohë që, tashmë që është e njohur, ajo ka një fytyrë dhe imazh krejt tjetër, pothuajse të shndërruar! A ngjason vajza e fotos me Erën që shohim sot? Sigurisht që ndryshimet vihen re dukshëm, ndaj duke marrë shkas edhe nga klipi i saj i fundit, i themi Erës që “po e dum njo siç ajo ka qenë”, natyrale siç e ka bërë nëna natyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.