Floriana Garo, mes 7 të përzgjedhurve në “Hall of Fame”

Intervista - - JAVA VIP -

Moderatorja simpatike e programit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Floriana Garo, është përzgjedhur si një nga shtatë përfaqësueset e sporteve të ndryshme për të qenë në murin e famës, në City College, në Nju Jork. Nga 13 mijë studentë, Floriana ka pasur fatin të jetë e përzgjedhura mes më të mirëve, përkatësisht në disiplinën e volejbollit, për vitin 2015. Ceremonia e “Hall of Fame” është organizuar në formën e një darke gala në “National Arts Club” (NYC), ku kanë qenë të pranishëm shumë personalitete të sportit, artit dhe kulturës. Në këtë ceremoni është nderuar me një çmim të veçantë edhe ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Dejvid Dikens. “Hall of Fame” daton që nga viti 1847 dhe deri tani janë përzgjedhur 435 studentë. Vetëm 6 prej tyre i përkasin volejbollit, 3 meshkuj dhe 3 femra, mes të cilëve është edhe Floriana Garo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.