Gold Ag: Jam i gatshëm me shku me luftu!

Intervista - - MUZIKE -

- Kënga “Shqiptar” ka arritur mbi 6 milion klikime. A mund ta quani këtë këngë si suksesin tuaj më të madh?

- Kjo këngë është himni im dhe gjithashtu, mund të them se është edhe himni i muzikës rep.

- “Shqiptar 2” nuk pati të njëjtin sukses. Pse?

- E pati dhe mirë bile. Kënga “Shqiptar” arriti 800.000 klikime për 24 orë, ndërsa “Shqiptar 2”, 2.720.000. Megjithatë, për t’iu përmbajtur pyetjes suaj, po ju them se këngën e dytë nuk e kam publikuar për të thyer rekordin e së parës, por thjesht, për të vazhduar diçka që kishte mbetur pa thënë.

- A mendoni se keni vepruar drejt që në këngën “Shqiptar 2” keni ofenduar dom Anton Kqirën?

- Ai i ka ofenduar të gjithë shqiptarët e Kosovës, kështu që, më shumë vlejnë një milion njerëz sesa një njeri.

- Po me fjalët drejtuar shkrimtarit të madh Ismail Kadare, a mendoni se e keni tepruar?

- Kadareja ka kaluar më së miri.

- Arian, më duhet t’ju pyes se sa ju ka ndihmuar feja, që të arrini këtë famë?

- Më ka ndihmuar Allahu dhe i jam mirënjohës për tërë jetën.

- “Drenica” u publikua para pak ditëve. Ku e gjetët frymëzimin për të krijuar një këngë të tillë?

- Në zemrën time, burojnë të gjitha këngët e mia.

- Si e shihni gjendjen e Kosovës këto ditë?

- Ashtu siç e sheh çdo qytetar i Kosovës. Mirë e shohin vetëm politikanët.

- Do largoheni edhe ju nga Kosova?

- Kosovën e kam pjesë të shpirtit.

- Çfarë po i mungon muzikës shqiptare?

- Të gjitha i ka, për momentin. - 2po2 apo Noizy? - Të dy i kam shumë jarana.

- A mund të presim prej jush ndonjë këngë për heroin tonë Ded Gjo Luli, duke qenë se e keni përmendur disa herë në këngët tuaja?

- Kënga “Malësia e Madhe” i kushtohet Dedë Gjo Lulit dhe të gjithë dësh- morëve të asaj ane.

- Po për ngjarjet e fundit në Kumanovë, ç’mund të më thoni?

- Unë jam i gatshëm me shku me luftu. Veç le të nisë mirë lufta se unë jam atje. Kam dëshirë të vdes, siç kanë vdekur ata në Kumanovë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.