Kanceri i vezoreve mund të zbulohet me një analizë gjaku

Intervista - - SHENDET -

Shkencëtarët, me në krye profesoreshën Usa Menon në Londër, që publikuan këtë lajm në revistën onkologjike “Journal of Clinical Oncology”, sipas BBC-së dhe Agjencisë Rojters, realizuan një provë të madhe klinike me 46 mijë gra mbi 50 vjeç, për një periudhë kohore 14 vjeçare. Bëhet fjalë për provën më të madhe dhe më të gjatë klinike të kryer në lidhje me kancerin e vezoreve. Sot, diagnostikimi i sëmundjes bëhet nëpërmjet analizës së gjakut, që kontrollon në mënyrë të rastësishme nivelin e lartë të proteinës CA 125, ose nëpërmjet ekografisë. Metoda e re bazohet tek analizat statistike të proteinës në fjalë me një shtrirje në kohë, kur gruaja e bën testin çdo vit. Një program logjistik në kompjuter “lexon” rezultatet vjetore të testit të gruas dhe, me ndihmën e një algoritmi të specializuar, mund të parashikojë me mjaft saktësi rrezikun e shfaqjes së kancerit të vezoreve në të ardhmen. Vlerësimi bazohet te marrja parasysh e disa faktorëve, si mosha e gruas, niveli fillestar i proteinave në analizën e parë të gjakut, si ka evoluar ky nivel nga viti në vit, etj.

Testi aktual bën diagnostikimin e kancerit të bazuar në nivelin ak- tual të proteinës CA125 dhe jo në evolucionin e saj me kalimin e kohës. Ndërkohë që testi i ri arrin të zbulojë 86% të grave me mundësi zhvillimi kanceri, ai aktual nuk gjen as gjysmën e tyre rasteve ( 4148%), siç kanë treguar studimet e mëparshme klinike. Menon foli për “rezultate shumë inkurajuese”. Megjithatë, mbetet të provohet, deri në fund të vitit, sesa ky test do të jetë i aftë të shpëtojë jetë njerëzish. Disa nga simptomat karakteristike të kësaj sëmundjeje janë dhimbjet dhe fryrja e barkut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.