E prisha martesën për hir të mamit

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

E mora dhe i thashë Benit ta shiste e lekët të m’i blinte karta. E kuptova që kjo gjë nuk i pëlqeu, por nuk kishte çfarë të bënte.

Kur u kthye, m’i hodhi kartat gjithë inat dhe me foli me një ton shumë të rëndë:

- Të jetë herë e fundit që bën një veprim të tillë!

Ju nuk e besoni, atje m’u kthye jeta në një ferr. Në familjen tonë kishte rënë një trishtim i vërtetë dhe nuk dija se çfarë të bëja që të kapërcenim atë periudhë aq të keqe. Një ditë, teksa po kërkoja diçka te sendet e mia, vura re se më mungonin dy varëset prej floriri. Njërën ma kishte blerë Beni për fejesë dhe tjetrën ma kishte dhuruar mami. U habita dhe fillova të shikoja kudo. Nuk doja ta mendoja se Beni mund të ishte treguar aq mizor dhe të m’i kishte shitur edhe ato. Mendoja me veten time se si kishte mundësi që në gjithë këto vite, ai të mos kishte ndarë lekë në bankë, por arrinte deri aty sa të shiste bizhuteritë e mia!

Me t’u kthyer Beni në shtëpi, e pyeta se pse i kishte marrë varëset e mia pa më pyetur mua. Ai ngriti zërin duke më thënë:

- I mora për të mos vde- kur urie, nuk kisha më asnjë lek!

E nxehur në maksimum i thashë se nuk kishte të drejtë që të më merrte kujtimin e nënës dhe ai ma ktheu: “të... nënën!”. Nuk po u besoja as syve, as veshëve të mi. Deri këtu kishin arritur gjërat?! E qëllova me gjithë fuqinë time dhe i thashë:

- Mos guxo kurrë ta zësh nënën time në gojë, se për atë unë vras edhe babanë tim, sikur të më ngrihet nga varri. - Ashtu, në nerva e sipër, hapa derën dhe iu drejtova policisë. Me ndihmën e tyre unë u ktheva në Shqipëri, por dhembja me e madhe filloi kur i tregova mamasë arsyen se pse ishte prishur martesa ime me Benin. Ajo nuk e donte më veten kur mori vesh se një ofendim banal nga ana e Benit, kishte bërë që gjithçka midis nesh të merrte fund. Ajo me lot në sy më thoshte: - Ç’bën kështu moj çupë?! Të gjithë burrat shajnë, por asnjë nuk e ka prishur martesën deri më sot.

I thashë: - Ti për mua je gjëja më e shenjtë dhe nuk pendohem për atë që bëra. Edhe sikur princ të ishte, nëse do të të ofendonte ty, unë nuk do ta duroja.

Mbas disa ditësh, nëna e Benit erdhi dhe më kërkoi të falur në emër të tij, duke m’u lutur që ne të bashkoheshim, por ashtu siç thotë dhe populli, po u thye njëherë buka, nuk ngjitet më. E ndjej që e kam lënduar shumë nënën time me këtë veprim që bëra, po nuk besoj se për mua ky do të jetë fundi i botës. Besoj se do të dalë edhe një njeri i mirë që ta kuptojë se me nderin e familjes sime nuk mund të luajë askush. Ai që më trishton më shumë nuk është fakti që u ndava nga bashkëshorti im, por që kjo ndarje solli me vete edhe zemërimin e mamasë së Benit ndaj meje dhe nënës sime. Shoqëria e tyre disavjeçare u prish në një çast të vetëm dhe për këtë gjë e ndjej veten shumë fajtore. Tashmë, nëna ime është lidhur akoma më shumë me mua dhe nuk e di si si do bëjmë nëse fati do të më trokasë dhe do të na ndajë përsëri. Ajo që dua është të gjej një njeri që të më pranojë bashkë me nënën time. Nuk mund ta lë atë të vetmuar dhe unë të jetoj jetën time.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.