Poezia juaj...“

Intervista - - POSTA -

Ku humba

Ku humba kështu dhe veten s’e gjej dot, Në syrin e tharë pa një pikë lot. Ku shkuan kaq kohë ku më shkuan ditët, Si ikët kaq shpejt, mua pse s’më pritët? Më morët prej duarsh, më tërhoqët zvarrë, Zemra e lënduar mbeti diku larg... Nëpër rrugë të gjata, endet shpirti im. E kam lënë mbrapa, të mbledhë ndonjë kujtim!

Elena. F. Hysi Putheni mëngjesin o njerëz, në sytë e femijëve Dhe diellin bëjani dhimbjes kurorë Pini ujë në shtëmbën e mbushur me ujë burimi E gëzojuni jetës sikur s’do të mbarojë!

Fleta Satka Asgjë s’na ndal asgjë, beso Nuk ka kufij, për ty, për mua. Se dashuria, rrugë ka shumë E kur bllokohen, hapim të reja Sa herë zgjuar edhe në gjumë Kam zgjatur dorën, kam thënë: Eja! Njëherë të humba në errësirë E të kërkoja të të gjeja Ti përballë meje shikoje mirë Më zgjate dorën dhe më the: Eja!

Liri...

Ndoshta është e vërtetë Që nuk ekzistojnë gjëra të pamundura Ndoshta është e vërtetë Do mjaftonte të ushqeja durimin tim I dobishëm për arritjen e zgjidhjeve “problemeve të mia” Ndoshta... ndoshta... kushedi! Se ç’më fsheh e ardhmja Në momentin e tanishëm Nuk mund ta ul qetësinë time Te propozimet konkrete shembullore Nuk mund absolutisht të mbështetem Te paqartësia e së nesërmes sime Por mund t’i besoj pa dyshim Së tashmes sime Mund t’i mbështetem sigurisë E çdo të rrahure të zemrës sime Duke konsumuar e përpirë çdo cent Të së sotmes sime Për ta duruar këtë sfidë të fortë Një ditë do të më pëlqente të zgjohesha Duke gjetur nën jastëk një zarf! Që mbart sekretet e së ardhmes Do të doja ta hapja... tërhiqja Lehtë fletën e letrës brenda tij Ta shtroja hekurosja në sy të gjeja Veç një fjalë e cila do mjaftonte Të shpërtheja në të qarë papushuar nga gëzimi “Liri”.

Armando Hako

Devolli i Lirisë

Romeo Gegushi Askush si atje njerëzit nuk më ngjallin aq dhimbje! I njoha, ashtu si i pashë në fëmijëri Me trup të përgjakur e shpirt të plagosur! Dhe prapë legjendarë të shkëlqyer!

Oh, Devoll” më klith shpirti në dëshpërim Për vuajtjet e tua pambarim! Të paktën të ishin robër të përrallave të ndershme Të maleve të tyre fisnike! Oh, më qan shpirti në dëshpërim Mua, poetit që ata vetë e lindën të tillë! Por, a ka mundur vallë, që bronxi i ndryshkur mashtrues, e shekullor t’ua vrasë Qoftë edhe njërit prej tyre: Ëndrrën e mrekullueshme të Lirisë? Devoll, pishtar i Lirisë!

Ç’të them?

Ç’të më thonë yjet, s’kanë folur kurrë me mua Ç’të më thotë dhe nata në këtë orë të vonë Pëshpërin logjika, më thotë mos të të dua Po çfarë di logjika... zemra dashuron! Çfarë t’i them unë ëndrrës që më sjell te ti Madje edhe gjumit asgjë s’kam për t’i thënë. Unë i lashë të gjitha... atëherë në dashuri Ndaj dhe shpirtin natës, vullnetshëm i kam lënë. Ç’të më thotë muzika, ajo me vete flet, Ç’të më thonë dhe vargjet që thurin poezi Pëshpërin logjika, më thotë të të lë të qetë Po ku di logjika... ato që zemra di!

Dilemë

Alban Arapi Gjithmonë gjendemi midis dy botësh Asaj që duam dhe asaj që i përkasim Midis dy detesh ...atij që duam dhe atij që na mbyt. Nëpërmjet ëndrrave nisim të ndërtojmë jetën E sipas ëndrrave nuk shkojmë atje ku duhet Çuditërisht, gjithmonë diçka bëjmë gabim... Gjithmonë do gjendemi midis dy rrugësh Njërën marrim... Tjetrën gjithmonë e mendojmë si më të mirën Gjithë kjo për të ngushëlluar veten ...duke sharë diçka të çuditshme, fatin!

Nuk meriton të urrehesh

Nuk gjej dot krahasim Se ti helm ke në deje Dhe qymyri shumë i zi Është i bardhë para teje S’gjen dot një manastir Ku të shkosh të rrëfehesh Se je vetëm shkretëtirë S’meriton as të urrehesh.

Bledi Ylli

Bledi Ylli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.