NJËRI-TJETRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- A do të sakrifikonit një dashuri, vetëm sepse fëmija juaj bëhet xheloz? X Tiranë.

- Jo nuk do ta sakrifikoja, sepse kur të rritet fëmija, do të më braktisë, sido që të jetë. Do t’i jepja kohë që ta kuptonte, por një person që e di se më do vërtet, nuk do ta braktisja në asnjë mënyrë. Drita.

- Isha në një shkollë të mesme një ditë dhe ç’më kanë parë sytë, as në filma s’i kam parë: Seks dhe drogë! Këta fëmijë, e marrin këtë edukatë në familje, apo e krijojnë vetë jashtë familjes? Klara.

- Nuk ka faj familja, sepse ne i çojmë në shkollë dhe pastaj se çfarë bëjnë atje nuk e dimë. Sot fëmija po e merr edukatën në shkollë dhe me shoqërinë. Ne të shkretët nuk i edukojmë që të bëjnë gjëra të pista, por është fatkeqësi kur të qëllon fëmija i tillë. Lina.

- Sa herë që kemi zgjedhje për kryeministra, kryetarë bashkish etj., kur i dëgjon premtimet e tyre, thua: “Ua shpëtuam, gjithçka do jetë e bukur!”. Përfundimisht, jemi vendi i fjalëve të bukura, por veprave të shëmtuara. A jeni në një mendje me mua? Lediana.

- E ke thënë vetë përgjigjen, jemi vendi i fjalëve të bukura dhe veprave të flluskuara. Sa herë bëhen zgjedhje mua më premtojnë punë e plot gjëra të tjera nëse votoj për filanin apo filanin dhe kur vjen puna, asnjë gjë gjer tani. Sivjet kemi vendosur të mos votojmë fare si familje. Nori.

- Pse prindërit në Shqipëri u vënë emra turqish dhe jo emra shqiptarë fëmijëve të tyre? nga ana e tij. Nuk di si t’ia bëj. Jam lodhur duke u munduar ta dua apo ta bëj të më dojë. Kemi edhe tipe të ndryshme. Unë jam gjithmonë e qeshur, në humor, punoj, kam shumë shoqe. Ai është tepër serioz dhe asnjëherë nuk e shikon të buzëqeshë. Vetëm punon dhe nuk do të dalë, s’ka shoqëri. Shumë herë i kam folur për këtë temë që më bezdis e që të ndryshojë, por sërish, e njëjta gjë. Po të isha e shëmtuar do ta kuptoja arsyen e tij, por sinqerisht nuk e kuptoj dhe as që e kam idenë se çfarë të bëj me të. Ju lutem, më jepni një mendim...

- Me gjithë respektin që kam për femrat, unë të them që ai ty nuk të

Gjergji.

- Epo, tani kanë lënë ca gjëra te ne turqit, ça të bëjmë? Nuk i thonë kot gjithë ato vite nën sundimin e tyre. Rrezik edhe prejardhjen shumë vetë e kanë nga andej, sepse shumë tradita i kemi si ata. Xhemi.

- Vetëm në mediat në Shqipëri gjen strehë libri “Si e qeveris botën kokaina”, apo kështu ndodh në të gjitha vendet? Kush ka dijeni për çështjen, le të më thotë. Arbeni.

- Sigurisht që kjo ndodh në të gjitha vendet e botës dhe ajo është që qeveris. Nuk ke ç’t’i bësh, ligji është në dorën e Maliqit dhe ai të godet kur të duash. Ju kujtohet “14 vjeç dhëndërr”? hahaha. Garipi.

- Ju ka ndodhur juve t’ju vijnë fatura për energjinë elektrike edhe pse ke 3 vjet që nuk e përdor atë shtëpi? Kur erdha në Shqipëri, pashë që fatura kishte arritur 3 milion lekë të vjetra dhe unë s’e kam përdorur fare energjinë. Ku ta kërkoj të drejtën time? Sajmiri.

- Nëse ke kontratë me CEZ-in në atë shtëpi jeton ose jo në të, çdo muaj vjen 3 mijë lekë të vjetra, por jo më shumë. Në rast të kundërt, ke të drejtë t’i hedhësh në gjyq. Toni Montana.

- Si do të reagonit nëse do të shikonit një çift që rrihet në autobus? Arta.

- Do t’i largohesha sherrit, sepse në ditët e sotme nuk ia vlen të rrezikosh kokën tënde për askënd. Jonida.

- Përse ka kaq shumë aksidente në rrugë? Është faji i kursit të makinës që zgjat vetëm

meriton. Festim Coco.

- Me të gjitha këto që bën ti për atë dhe ai nuk do t’ia dijë fare ose më saktë nuk të ngroh, unë të jap mendimin që të vazhdosh jetën tënde e do jesh më e lumtur. Nicola Nicola.

- Duhet ta braktisësh që ta kuptojë me të vërtetë vlerën tënde. Këta lloj tipash duan t’i braktisesh dhe nëse vërtetë të do, do t’i bjerë mendja se ku qëndronte gabimi i tij. Lira.

- Ik te prindërit e tu dhe bëja të qartë se çfarë do. Do ta shikosh si do të të vijë mbrapa, se një person të tillë askush tjetër nuk mund ta dojë. Ohu, jeta ka ardhë kaq e vështirë, saqë vetëm dashuria na ngroh, të paktën të kemi këtë.

1 muaj, apo i ligjeve rrugore? Andi.

- Një i njohurit tim në Itali ia hoqën patentën sapo e dalluan që kishte sëmundjen e epilepsisë. Ndërkohë ka ardhur në Shqipëri dhe ecën lirshëm. Para dy ditësh bëri aksident dhe ka rrezikuar gjithë familjen e tij. Këto janë ligjet tona dhe këto e kanë fajin. S’kemi kontroll dhe siguri për asgjë. Nertili.

- Në qoftë se i dashuri do t’ju kërkonte të punonit si striptiste, ju, si do të vepronit? X vajzë studente.

- Do ta braktisja menjëherë, sepse nuk është dashuri, por interes, asgjë më tepër. Zana.

- Cili mendoni ju është kandidati më i mirë për Kryetar Bashkie në Tiranë nga ato kandidatura që janë paraqitur gjer tani? Bashkimi.

- Doktori, sepse më duket shumë i pastër, edhe pse nuk duket se merr vesh shumë nga politika, por do të mësojë. Plus nuk ka nevojë për lekë them unë dhe do të jetë vërtet në shërbim të popullit. Mira.

Forumi njëri-tjetrit...

“PO I PAGUAJ ME JETË, CA MOMENTE KËNAQËSIE!” - Eshte per te ardhur keq kur ndodhin histori te tilla, por mendoj qe ti duhet te kuptosh se ke nevojë për terapi mjekësore dhe është e mundur qe të kesh femije. Kam te fresket nje rast që një njeri i imi qe është dhe invalide, pas terapie ne nje klinikë angleze, eshte bere me binjakë. Per fat te keq, terapitë kushtojnë rreth 8-9000 paund 11-12000 •. Sigurisht qe duhet te kete edhe në Itali. Po qe se jo, mundohu te vish ne Angli. Une do te paguaja çdo çmim po të isha ne poziten tende. “DUA T’I JAP FËMIJËS

NJË MBIEMËR” - Lexova me kujdes historine tuaj moj vajze edhe me vjen shume keq pasi sot nuk ka me djem edhe burra. Hic mos u merzit se je e zonja vete edhe nëqoftëse duhet femija te kete nje baba me shkruaj ne mail tim edhe i jap une mbiemrin tim edhe me shume deshire te behem babi i tij. “NUK NA E NGJALLI BABAIN,

SIÇ NA PREMTOI…” - Mos u merzisni. Do Zoti ben nje djalë tjeter e i ve emrin e babait. “TA DHUROJ VESHKEN

PËR TË APO JO?” - Po të isha unë, për vëllain do ta jepja një veshkë sepse gjaku ujë nuk bëhet. Pavarësisht se ti po thua se është sjellë shumë keq me ty, nuk besoj që ai mos të të ndihmonte ty si motër po të të kishte ndodhur ty ajo gjë që i ndodhi atij. Unë vetë jam e vuajtur, kam kaluar dy tumore dhe tani sa kalova edhe leuçeminë akute këtu në Itali dhe vëllezërit e mi janë bërë copash për mua. Ai do ta kuptojë rëndësinë e motrës në qoftë se ti e ndihmon dhe ka për të ndryshuar sjellje. Të uroj gjithë të mirat.

- Pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam nje person qe kam kaluar një semundje ne gjak. Shyqyr Zotit e falë familjes sot jam mirë, jam kuruar e sheruar, por jo ne Shqiperi. Po i them vajzes 37 vjeçare, pavarësisht si i ka pasur relatat me vellain në qoftë se nuk rrezikohet jeta jote, sigurisht e keni pergjigjen nga doktori qe di të bejë trasplantin dhe në qoftë se korespondon ne grup gjaku jepja te shpetoni nje jetë. Në qoftë se korrespondon nena juaj, t’i japë nëna nje veshkë. Une qe jam sot ne jetë kam berë trasplant me rruazat e bardha me nje fjalë me qelize dhe e bera me motren. Sot gezoj shendet te plotë. Është gjaku yt, nuk shkelet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.