Jam e dashuruar me një polak. Mund ta marr fëmijën fshehurazi tim shoqi?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje zvokat Albani. Jam në një dilemë të madhe të jetës sime që nuk e mendoja kurrë se do ta provoja. Jam e dashuruar me një shtetas polak, por nga kushtet familjare nuk kërkoj dot divorc, ndaj dua një përgjigje tuajën. Nëse marr prokurën nga burri që djali im të kalojë kufirin dhe të ikim me pasaportë, po të iki në Poloni fshehurazi, a mund të vazhdoj jetën atje me dokumente, duke bërë martesë, ndërkohë që në Shqipëri rezultoj e martuar? Po fëmija do ketë problem me qëndrimin, pasi është 7 vjeç? Pra, nëse iki në këtë mënyrë, s’kam më mundësi për t’u kthyer? Po nëse burri bën denoncim, e gjejnë dot djalin? Faleminderit shumë! Av. Drn. Alban Duraj

- E nderuar zonjë, ju falënderoj që i jeni drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Përsa u përket pyetjeve tuaja, mund t’ju shpjegoj se: Së pari, ju mund të lëvizni me fëmijën në një shtet jashtë Shqipërisë me autorizim nga bashkëshorti juaj. Afati për këto lloj autorizime të cilat nënshkruhen përpara noterit është 6 muaj. Nëse kalon ky afat 6 mujor dhe ju mund të riktheheni me fëmijën në Shqipëri, nëse ju duhet për të lëvizur jashtë, konkretisht në Poloni, do t’ju duhet një autorizim tjetër i nënshkruar pranë noterit. Së dyti, ju nuk mund të lidhni martesë në një shtet tjetër, i cili nuk e lejon martesën me më shumë se një bashkëshort. Ju duhet të zgjidhni martesën në Shqipëri e pastaj të lidhni martesën në Poloni. Nëse do të provoni të lidhni martesën në Poloni, do t’ju refuzohet pasi ju do të paraqisni certifikatat personale, familjare dhe të martesës të tërhequra nga Shqipëria, të cilat provojnë që ju keni martesë tjetër ligjore në Shqipëri. Së treti, ju nuk mund ta merrni fëmijën jashtë afatit 6 mujor, fshehurazi prindit tjetër, pasi i privoni të drejtat e tij të cilat janë sanksionuar në kodin e familjes. Bashkëshorti juaj ligjor, në çdo rast, nëse bën denoncim pranë organeve të policisë ose prokurorisë, e ka shumë të lehtë për ta gjetur fëmijën, pasi në momentin që dilni nga Shqipëria, ju rezultoni në sistemin Teams dhe policia shqiptare nëpërmjet Europolit, e ka shumë të lehtë për t’ju gjetur. - Në përfundim, nëse martesa juaj e ka humbur qëllimin për të cilin është lidhur, unë do t’ju këshilloj që rruga më e mirë është ta zgjidhnit atë në rrugë ligjore dhe të kërkoni kujdestarinë e fëmijës kudo që ju të lëvizni. Pra, nuk do t’jua sugjeroja ikjen fshehurazi pasi nëse e merrni fëmijën pa miratimin e bashkëshortit, do të keni pasoja ligjore. Nëse vendosni për të zgjidhur martesën, Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në kë të fushë, kështu q ë mund të na kontaktoni.

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tirane.

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tiranë

044532512; www.durajlaw.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.