Bëj stërvitje dhe nuk bie nga pesha. Si të veproj?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje instruktor! Jam shumë e mërzitur sepse bëj stërvitje dhe nuk shoh asnjë ndryshim në peshë, nuk po bie fare. Nuk di si të veproj. Më thoni ju çfarë të bëj, sepse më kap pesimizmi dhe nuk kam më vullnet për asgjë.

Mario instruktor: - Nuk më thonit moshën tuaj dhe sa kohë keni që stërviteni, të cilat kanë shumë rëndësi, si dhe mënyrën se si ushqeheni. Unë po ju them që në rastin tuaj duhet të ndryshoni mënyrën se si stërviteni dhe në të njëjtën kohë, të mbani regjim ushqimor. Po flasim për pjesën e palestrës. Mos e bëni vrapin siç e bënit gjithmonë, por provoni duke i dhënë një variacion tjetër në shpejtësi. Rriteni pak shpejtësinë ose bëjeni me ecje të shpejtë, por me pistë të ngritur, pra, ecje në lartësi. Në qoftë se ju gjithmonë vraponi ose ecni për shembull 30 minuta me të njëjtën shpejtësi, ndryshojeni duke filluar me një nxehje për 3 minu- ta në shpejtësi të ulët me lartësi 0. Më pas, rriteni shpejtësinë dhe lartësinë për 2 minutat në vazhdim. Më pas, bëjeni 2 minuta shpejtësi në lartësi, 1 dhe 2 minuta thjesht ecje, por në lartësi 0. Bëjeni këtë gjersa të plotësoni 25 minuta, duke alternuar ato çfarë ju thashë më sipër. Në 5 minutëshin e fundit bëjeni me ecje, por me lartësi 0. Kjo është një mënyrë që e vë trupin më shumë në punë, por edhe do t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori e veç kësaj, do t’ju duket sikur koha e stërvitjes kalon më shpejt. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe në biçikletë apo në step, me alternime duke lëvizur shpejtësinë dhe lartësinë. Bëni të paktën 2 muaj vetëm kardio dhe shumë pak vegla tonifikimi. Do të shikoni që do të keni humbje në peshë, kuptohet, pa abuzuar me të ngrënën. Gjithmonë duhet të hani 1 orë e gjysëm përpara stërvitjes, dhe 1 orë e gjysëm ose 2 pas stërvitjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.