Kam dhimbje mesi e shtrëngim damarësh

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Agroni, së pari, ju p ë r - shëndes. Unë që ju shkruaj jam një 40 vjeçar që dua të më ndihmoni se po vuaj shumë. Problemet e mia janë këto: Kam një dhimbje mesi e cila më shtrihet deri te gjuri dhe atje përqendrohet. Kam edhe shtrëngim të damarëve të qafës, dhimbje koke e ngarkesë të madhe psikike dhe çdo vit më del në buzën e sipërme një flluskë me ujë. Ju lutem, më ndihmoni ose më rekomandoni një ilaç që të mund ta marr. Pres përgjigjen tuaj.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: Dua t’ju them që në fillim se ju vuani nga tri probleme: 1. dhimbjet e mesit që mund të lidhen me

-

praninë e ndonjë spondiliartroze, ose daljet e diskut, midis dy rruazave (herniet diskale), ose edhe e një infeksioni, si për shembull neurobrucelozë, që shfaqet me dhimbje mesi, të kyçeve dhe djersitje, dobësi trupore e temperaturë, sidomos në mbrëmje. Krahas kësaj, keni edhe dobësi nervore, që shfaqet me dhimbje koke, mospërqendrim, dobësi trupore e fizike etj. Kurse flluska në buzë, mund të jetë pasojë e një infeksioni. Për të përjashtuar një neurobrocelozë, ajo është një sëmundje e kafshëve që trasmetohet te njeriu, nëpërmjet produkteve të tilla si: qumështi, kosi, djathi, ose bulmete të tjera, nga një kafshë e infektuar nga bruceloza (ose melitensa, ose “plasja”).

- Do t’ju këshilloja të paktën një analizë të gjakut në gisht (e damarë), ose analizën e gjakut për brucelozë e vetëm atëherë mund të merrni një mjekim si për shembull:

1. Amoxicilinë 500 mgr (1 çdo 12 orë) pas buke.

2. Parcoten 500 mgr 3 herë nga 1 kokërr.

3. Stugeron 25 mgr 3 herë nga 1 në ditë, pas buke.

4. Haroxyli 10 mgr. 2 herë ½ në ditë, ora 8.0018.00.

5. Horami 1 mgr 1 kokërr në darkë, 1 orë para gjumit.

6. Neurobioni 3 herë nga 1 kokërr, pas buke. Mirë është një konsultë me infeksionist, pasi kështu do të ktheheshit gradualisht në normalitet.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.