Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Japonezi në Itali

Një japonez shkon në Itali për turizëm. Ditën e fundit të udhëtimit të tij, merr një taksi për të shkuar në aeroport. Gjatë rrugës, një Honda e kalon me shepoejtësi taksinë dhe japonezi bërtet i lumtur:

- Honda, shumë e shpejtë! Është prodhuar në Japoni!

Pastaj, taksinë e kalon po aq shpejt një Tojota dhe japonezi, bërtet sërish i lumtur:

- Tojota, shumë e shpejtë! Është prodhuar në Japoni!

Dhe kështu vazhdon edhe me një Mitsubishi e pastaj me një Suzuki. Takstisti acarohet, por nuk flet. Kur arrijnë në aeroport, taksisti i kërkon 300 euro pagesë, por japonezi proteston:

- Çfarë? Shumë shtrenjtë…

Taksisti kthehet nga tur- isti dhe i thotë:

- Taksimetri, shumë i shpejtë! Është prodhuar në Japoni!

Policët

Një polic i thotë tjetrit i lehtësuar: - O Zot, shyqyr që nuk jam gjerman! - E pse? - habitet tjetri. - Sepse nuk di asnjë fjalë gjermanisht!

Kllouni

Në cirk hyjnë kllounat dhe nisin numrat e tyre, që ka shumë sukses te publiku. Të gjithë argëtohen dhe duartrokasin, përveç njërit që është në rreshtin e parë dhe që shikon me një vështrim të bezdisur. Pas pak, ky tipi thotë me zë të lartë:

- Sa gjë e trishtuar të jesh klloun gjithë jetën!

Një klloun kthehet nga ai dhe i përgjigjet:

- Përse nuk bën si unë? Të jesh klloun vetëm një herë në javë?!

Në shkollë

Nxënësi shkon afër mësuesit: - Mësues, mësues, Denisi më tha: “Shko në djall!”.

Mësuesi: - Po ti çfarë bëre?

Nxënësi: - Erdha menjëherë te ju, zoti mësues...

Tekniku i kompjuterit

Njërit i prishet kompjuteri i ri dhe thërret teknikun për ta rregulluar. Kur vjen tekniku, ai i thotë:

- Të lutem me kujdes se e kam të ri kompjuterin.

- Mos u shqetësoni zotëri, - e qetëson tekniku, - që nga fillimi i karrierës sime, kam prishur vetëm një kompjuter!

- Vërtet? Sa kompjutera keni rregulluar që nga fillimi i karrierës?

- Ky është i dyti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.