Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Intervista - - HOROSKOPI -

Astrologjia kineze zbulon shumë karakteristika të personalitetit tonë. Sipas shenjës, ne mund të kemi pak ose shumë afërsi me shenjat e tjera. Me cilat shenja kineze merreni vesh me shumë? Me cilat mund të keni marrëdhënie më intime? Cilat shenja duhet të evitoni? Lexoni më poshtë për ta mësuar...

Pajtueshmëria e shenjës së Tigrit Tigri-Lepuri

Tigri dhe Lepuri kanë gjithçka për të qenë të lumtur. Megjithatë, për t’ia dalë mbanë, ata duhet të lënë mënjanë konkurrencën që ekziston mes tyre. Megjithëse dashuria që kanë mund të jetë e sinqertë, Tigri dhe Lepuri do të jenë në konkurrencë të vazhdueshme: Kush do të ketë rrogën më të madhe, veturën më të bukur, trupin më të mirë... Gjithçka do të jetë subjekt krahasimi mes tyre. Burri Tigër do të përpiqet mbi të gjitha të dominojë gruan e tij të shenjës së Lepurit dhe ta bëjë shtëpiake atë. Sigurisht, gruaja Lepur nuk do të pranojë të reduktohet në këtë rol dhe do të vendosë të bëjë një karrierë profesionale. Situata e kundërt rrezikon të ketë pasoja më të rënda. Burri Lepur nuk u reziston dot vërejtjeve nganjëherë perbuzëse të partneres së tij Tigër. Konkurrenca do të qetësohet me kalimin e kohës, nëse Tigri dhe Lepuri pranojnë të konsiderohen si të barabartë, përndryshe, çifti do të shkatërrohet nga kjo konkurrencë sterile.

Tigri-Dragoi

Bashkimi mes një Tigri dhe një Dragoi ka shanse të mira për të patur sukses, sepse këto dy shenja kanë shumë pika të përbashkëta mes tyre. Që të dy e kuptojnë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Dragoi është sensual dhe seksi në sytë e Tigrit, por duhet të bëjnë kujdes të mos jenë shumë të ngjitur me njëri-tjetrin. I linduri në shenjën e Tigrit dhe Dragoit kanë shumë ngjashmëri, duan të njëjtat gjëra, bëjnë shpesh të njëjtin profesion dhe u pëlqen t’i kalojnë fundjavat e pushimet së bashku. Megjithatë, kjo shkrirje te njëri-tjetri mund të jetë e dëmshme me kalimin e kohës. Dragoi mund të mos ketë shumë gjëra për t’i treguar Tigrit, nëse ata kalojnë shumë kohë së bashku. Për të mbajtur gjallë flakën e pasionit mes tyre, secili duhet të ketë një jetë private të pasur. Nëse respektohet ky rregull, të dy partnerët do të kalojnë ditë të lumtura.

Tigri-Gjarpri

Tigri është i papajtueshëm me Gjarprin. Megjithëse ata duhen dhe vlerësohen, moskuptimi mbretëron mes tyre. Asnjë lëshim nuk është i mundur mes Tigrit dhe Gjarprit dhe lidhja është e detyruar të dështojë. I linduri në shenjën e Tigrit ka shumë energji, është gjithmonë në kërkim të risive, drithërimave dhe aventurave. Gjarpri, nga ana e tij, preferon të jetë më i matur dhe nuk i pëlqen të rrezikojë, preferon më shumë të ëndërrojë në jetë, sesa ta jetojë atë me guxim. Përveç kësaj, Gjarpri është i pabesë, gjë që është e papranueshme për një të lindur në shenjën e Tigrit. Bashkëjetesa me një Tigër është një eksperiencë e keqe për një Gjarpër. Ai i pështjellon gjithë mënyrën e jetesës dhe e lodh me kërkimin e tij të aventurave. Në përgjithësi, kur Gjarpri e kupton këtë, ai vendos ta lërë Tigrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.