Ëndrrat e Edeas

Intervista - - MUZIKE -

- Cila është ëndrra më e parealizueshme që ke?

- Nuk kam ndonjë ëndërr të parealizueshme sepse të gjitha ëndrrat që kam, besoj se me pakëz punë, mund të realizohen. - Po më e çmendura? - Të hidhem nga një lartësi e madhe ose të qëndroj pezull në ajër. (Buzëqesh)

- Cila është ëndrra që e ke patur që në fëmijëri dhe që vazhdon ta kesh?

- Të bëj një këngë së cilës t’i adhuroj çdo strofë dhe çdo pjesë.

- Çfarë duhet të arrish që të thuash me plot gojën se “tashmë, ëndrrat e mia u përmbushën”?

- Mendoj se njeriu kurrë nuk thotë se ëndrrat u përmbushën.

- Mendon se të ëndërrosh është një shtysë apo një pengesë në synimet që njeriu i vë vetes?

- Të ëndërrosh është totalisht një shtysë, por duhet të dish të jesh edhe me këmbë në tokë sepse nuk mund të ëndërrosh gjëra të pamundura e më pas të mërzitesh se pse nuk i realizove. - Cila është ëndrra që pe mbrëmë? - Nuk kam parë ndonjë ëndërr mbrëmë, më saktë, nuk mbaj mend gjë... - Po ajo që pe një natë para finales? - Natën para finales kam bërë një gjumë të thellë sepse doja të isha mirë vokalisht për të nesërmen.

- U beson parashikimit të ëndrrave dhe a e ke kërkuar ndonjëherë atë?

- E kam kërkuar shumë sepse kam parë edhe ëndrra të cilat më pas më kanë dalë në jetën e vërtetë. Mendoj se kur ke lidhje të fortë me diçka ose dikë, fati paraprin diçka që do të ndodhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.