Shoferi i taksisë, lë Berishën, i qepet Marinës

Intervista - - JAVA VIP -

Bukuroshja bionde e Top Channel duket se jo vetëm Getoarit me të cilin u kap mat në një video, por po ua merr mendjen të gjithëve me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj. Mashkulli i fundit në listë “i fiksuar” pas saj është Juli, taksisti i famshëm fans i Berishës, i cili ka bërë çmendurinë e radhës. Ai ka vënë në pjesën e pasme të sediljeve së taksisë së tij, foto të Marinës. Pas kësaj, ka bërë selfie para këtyre fotove dhe në fund ia ka dërguar ato Marinës, e cila i ka postuar menjëherë në faqen e saj, me mbishkrimin: “Historia e Jul Taksis- t i t vazhdon… Njësh je!”. Shpresojmë që pas këtij veprimi të tij të mos jetë bërë xheloz Getoari, reperi kosovar me të cilin po flitet prej kohësh që Marina ka një lidhje të cilën e mban sa më të fshehtë. Ende asnjëri nga të dy nuk ka pohuar apo mohuar asgjë, por faktet tregojnë të kundërtën, pasi vetëm pak ditë më parë ata janë kapur të dy në një video e më pas në një plazh privat, ku kanë qenë vetëm për vetëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.