Nazifi zbulon dashurinë e Songulit me Osmanin dhe i bie infarkt

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërsa ha darkë me të ëmën e të atin, Feridja u tregon atyre se ka vendosur të tranferohet në një gjykatë tjetër. Mehmeti është shumë i kënaqur me vendimin e së bijës, ndërkohë që Kerimja nuk është aspak dakord dhe e thotë këtë. Ajo nuk e aprovon vendimin e së bijës për t’u larguar, por është Mehmeti ai që këmbëngul se Feridja ka marrë një vendim të drejtë.

Për herë të parë në jetën e saj, Feridja i kërkon ndihmë të atit që të sigurohet që procedurat e transferimit të përshpejtohen. Mehmeti e siguron se do ta ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka.

Dëshira e vetme e Ferides është që të largohet nga ai vend, për ta shuar përfundimisht shpresën që e shtyn drejt Mahirit. Ajo nuk është e aftë ta shikojë Mahirin teksa ndërton jetën e tij me një femër tjetër.

Nga ana tjetër, Mahiri nuk është në dijeni të kërkesës së Ferides për t’u transferuar në një gjykatë tjetër. Tashmë, ai ka arritur atë që deshi. Është ulur në të njëjtën tavolinë me gangsterat, pavarësisht kostos që do të ketë kjo për të.

Tani që u bë zyrtarisht partner me gangsterët, detyra e tij është të fitojë besimin e tyre, në mënyrë që ata ta shohin si mik dhe si të barabartë me ta. Në të vërtetë, Sari Xhemali, i cili nuk arrin dot ta kapërdijë këtë situatë, ka një plan të tijin në lidhje me Mahirin. Ai ia tregon edhe hapur atij kundërshtimin që ka, por nga ana tjetër, po bën edhe një plan për ta eleminuar atë. Për këtë arsye, i bindur se Mahiri ka edhe armiq të tjerë, ai kërkon ndihmën e Berdan Gjarpërit.

Ilknuri vazhdon të takohet me Sejizin dhe të afrohet me të. Pasi arriti të rimerrte kamionin e tij, Mehmeti lidh marrëveshje me Jusufin, pa e ditur se të gjitha këto lidhje do ta çojnë në fund te Mahiri.

Nazifi gjen rastësisht një poezi dashurie në bllokun që ka sjellë Osmani për Songulin dhe dyshon se ka diçka mes tyre. Të nesërmen në mëngjes, ndërsa Osmani dhe Songuli nisen për në shkollë, ai i sheh ata të takohen me njëritjetrin dhe i ndjek nga pas. Ndërsa i shikon nga larg sjelljen e tyre, Nazifi sigurohet se dy të rinjtë janë të dashuruar me njëritjetrin.

Ndërsa bëhet dëshmitar i një situate të tillë të rëndë, pas gjithë atyre që ka kaluar, Nazifi nuk e përballon dot dhimbjen dhe rrëzohet aty ku është, nga një krizë e fortë zemre.

Nazifi dërgohet në spital, ku vijnë ta takojnë fëmijët dhe të gjithë njerëzit më të afërt. Në këtë rast, Orhani nuk mund ta shmangë më Mahirin dhe ata të dy takohen. Edhe Belgini vjen në spital për të mbështetur Mahirin. Ajteni që mëson për infarktin e Nazifit, lajmëron Feriden dhe të dyja së bashku shkojnë në spital. Belgini i pret rrugën Ferides, por ajo nuk i kthen asnjë përgjigje dhe shkon tek Ilknuri ta pyesë për Nazifin. Në shkallët e spitalit, Feridja përballet sërish me Mahirin dhe ata e dallojnë në vështrimet e tyre që vazhdojnë të ndjejnë për njëri- tjetrin. Familja Kara lutet në korridorin e spitalit për të mos marrë lajme të hidhura në lidhje me gjendjen e Nazifit.

Ajteni arrin të bëjë një plan kundër Nexhdetit. Ajo merr me vete policinë, për të dëshmuar se i shoqi e tradhton, në mënyrë që të ndahet prej tij. Nga ana tjetër, Berdani ia arrin që ta kapë dhe ta lidhë Mahirin, duke e rrahur keq...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.