Dimitrio vret Adolfon

Intervista - - TELENOVELA -

Hoze Luisi thotë se nuk ndjen më për Monserratin. Graciela u kërkon fëmijëve të saj që ta falin. Ata e bëjnë këtë dhe ajo thotë se tani mund të jetojë e qetë. Hoze Luisi viziton Esmeraldën dhe i kërkon falje që nuk ishte atje kur Refugio kishte nevojë për të. Më pas ai shkon tek At Anselmo dhe rrëfen mëkatet e tij. Më pas i kërkon të falur Monserratit dhe kupton se në të vërtetë, ka qenë Anxhelika dashuria e jetës së tij. Ai i thotë asaj dhe Alehandros se tashmë do që të mbeten miq.

Pedroja takohet me Akre- pin. Adolfoja thotë se nuk dëshiron më të vrasë njerëz. Ai shkon dhe i thotë Jozefinës se ka mundësi të gjejë një punë të re, ndaj ata të dy bëhen gati për dasmën. Pedroja i kërkon një përgjigje Dimitrios.

Rozario i shërben Gracielës me tabaka, por ajo arrin ta kuptojë se Graciela vetëm shtiret, pasi në të vërtetë nuk është e paralizuar. Nadia dhe Monserrati bisedojnë me njëra-tjetrën. Nadia e paralajmëron Monserratin se Pedroja është çmendur dhe se Monserrati dhe fëmijët e saj janë të rrezikuar, për sa kohë Pedroja është gjallë.

Alehandroja dhe Monserrati vazhdojnë të shijojnë ddashurinë e tyre. Jozefina dhe Dimitrio përballen sërish me njëri-tjetrin. Graciela e pyet Jozefinën nëse e do ende Dimitrion dhe i thotë se po bën një gabim që po martohet me Adolfon. Pedroja i telefonon Monserratit dhe i thotë se Akrepi është Adolfitoja dhe se ka qenë ai që e ka vrarë Monikën. Monserrati nuk e beson. Jozefina dhe Adolfo po martohen. Monserrai i tregon Alehandros për atë që i tha Pedroja, por të gjithë mendojnë se ai ka gënjyer. Prifti nuk pranon ta martojë Adoflon dhe i thotë atij se duhet t’i tregojë Jozefinës se pse dyert e kishës janë të mbyllura për të.

Makario shikon se në arkën e dyqanit nuk ka para dhe mendon se i kanë vjedhur, por Monserrati i thotë se tani paratë do t’i mbajnë në bankë. Adolfoja i tregon Jozefinës se është e vërtetë, ai është Akrepi. Jozefina mëson edhe se ka qenë ai që e ka vrarë Monikën. Monserrati dhe Alehandroja janë të detyruar t’i tregojnë Dimitrios se Adolfoja është vrasësi i Monikës dhe i shumë të tjerëve.

Jozefina, e tmerruar nga ato që dëgjon, merr telefonin për të lajmëruar policinë, por Adolfoja ia rrëmben nga duart dhe e shtyn atë në krevat. Kur kupton se çfarë po i bënte gruas që dashuron, Adolfo del nga dhoma i tmerruar. Ndër kohë që Adolfoja, Pedroja dhe dy të tjerë janë gati të hipin në helikopter për t’u arratisur, vjen Dimitrio dhe qëllon... Adolfoja qëllohet për vdekje dhe Jozefina, e veshur me fustanin e bardhë, qan mbi të...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.