Aleku vendos të afrojë Sadnën me Shlokun

Intervista - - TELENOVELA -

Aleku futet në një kamion fshehurazi, ndërkohë që Ranviri dhe Ragni janë duke e kërkuar shumë pranë tij. Prakashi i tregon Sumitrës se nuk mundi ta gjente Alekun. Sadnës i kujtohet kur Aleku e mësonte të luante me sazen e tij. Sadna insiston që Shloku t’i tregojë se çfarë fshihej pas sjelljes së Alekut. Shloku i tregon asaj se atij i kishte rënë në sy trishtimi i Alekut dhe fakti që ai thjesht hiqej i lumtur, që të tjerët të mos i kuptonin ndjenjat e tij të vërteta. Ndërkohë, Aleku shkon në një tempull dhe rrëfen se e ka lënë Sadnën...

Shloku e njofton Ranvirin se Aleku është parë për herë të fundit i hipur në një kamion. Ndonëse me dhimbje për shkak të plagës së marrë, ndërsa është duke kërkuar Alekun gjithandej, Sadna shkon pikërisht në tempullin ku ndodhet edhe Aleku. Ky i fundit është fshehur që ajo të mos e shohë dhe ndërsa Sadna lutet për gjetjen e Alekut, ai qan, aty pranë saj. Në një moment, Sadna nuk e vë re se rroba i ka marrë flakë. Aleku e shikon, por nuk guxon të dalë nga aty për ta shpëtuar. Edhe një herë tjetër, është Shloku ai që vjen në momentin e duhur për ta shpëtuar Sadnën, gjë që e bën edhe më keq Alekun. Ndërsa dalin nga tempulli, Sadna shikon këpucët e Alekut dhe i njeh ato. Ajo i thotë Shlokut se Aleku, me siguri, është diku andej rrotull. Është Sadna ajo që e gjen Alekun brenda tempullit. Megjithëse e mërzitur me të që i fshihej, ajo nuk e jep veten para tij, por e përqafion dhe e pyet se pse u largua nga shtëpia. Në atë moment vjen edhe Ragni me Ranvirin dhe Vinetin. Aleku preket ndërsa tregon shkurtimisht arsyen se pse u largua nga shtëpia dhe nga të gjithë ata.

Aleku kthehet në shtëpi. Inderxhiti përpiqet ta qetësojë dhe i kërkon t’u premtojë se nuk do të largohet më, pasi nuk është aspak gjë e mirë që t’i bësh prindërit të vuajnë. Aleku u premton të gjithëve se nuk ka për ta lënë më shtëpinë. Vineti i tregon Prakashit dhe Koshalit se e gjetën Alekun. Aleku nis sërish të kujdeset për Sadnën dhe i rrëfen asaj se mendimi se po i largohej asaj e ka bërë të ndihet shumë keq... Aleku nis të bëhet xheloz për Shlokun, sidomos kur i kujtohet se si ai e shpëtoi Sadnën nga zjarri dhe se sa të afërt janë ai e Sadna...

Aleku i thotë Shlokut se ai e ka parë ndërsa e shpëtonte Sadnën, ndonëse ai vetë e ka mohuar. Shloku i tregon se e fshehu këtë gjë vetëm e vetëm për të shmangur pyetjet që mund t’i bëheshin Sadnës. Shloku i thotë Ranvirit dhe Inderxhitit se, që Aleku të nisë të sillet normalisht, gjëja e parë që duhet të arrijnë, është ta bëjnë atë të rifitojë besimin në vetvete. Nga ana tjetër, Aleku vazhdon të bëhet xheloz për Shlokun dhe sillet shumë ftohtë me Sadnën. Kjo e fundit zemërohet dhe preket njëkohësisht me sjelljen e Alekut. Vasundra i thotë Sadnës se nuk duhet të shpresojë se Aleku do të bëhet si gjithë të tjerët. Malti vazhdon me nepsin e saj për të ngrënë dhe grindet me Vinetin edhe për gjënë më të vogël. Sadna i telefonon Shlokut për t’i kërkuar ndihmë, për arsye se Aleku nuk po sillet normalisht. Shloku shkon në shtëpinë e tyre me një dhuratë për Alekun. Është një tavolinë loje tavëll dhe, megjithëse Aleku hiqet indiferent ndaj kësaj loje, Shloku dhe Sadna bëjnë të mundur që ai të tregojë interes për ta.

Koshali mundohet të qetësojë Maltin, duke i thënë se Vineti do të kujdeset për të. Malti flet në telefon me të ëmën dhe i thotë asaj se ajo po i bën të gjitha punët në familjen e saj dhe se askush nuk po e ndihmon, kështu që e ëma vendos të shkojë të jetojë me të bijën dhe ta ndihmojë atë gjatë shtatzanisë. Shloku i sugjeron Inderxhitit të organizojnë ndonjë gjë që mund ta argëtojë Alekun. Sadna i thotë Inderxhitit se më e mira që mund të bëjnë për Alekun, është të organizojnë një ndeshje kriketi, pasi Alekut i pëlqen shumë kjo lojë. Sadna përpiqet ta bindë Alekun për lojën, por ai nuk pranon t’u bashkohet të tjerëve. Atëherë, e trishtuar, Sadna shkon te Vasundra dhe i thotë asaj se nuk mundi ta bindte Alekun. Ky i fundit, duke parë trishtimin e Sadnës, vendos të shkojë në lojë vetëm për hir të saj. Inderxhiti i kërkon Ragnit të ftojë edhe familjen e saj për ndeshjen e kriketit.

Inderxhiti dhe Satjeni i kërkojnë Alekut t’i marrë në skuadrën e tij. Aleku u thgotë se edhe Ranviri është një lojtar i mirë dhe ai nuk mund të luajë vetëm. Sadna e siguron Alekun se ka për ta fituar ndeshjen. Sumitra i kërkon Koshalit të puishojë pasi do të kujdeset ajo për të përgatitur ushqimin. Mamaja e Maltit shkon në shtëpinë e Prakashit, për t’u kujdesur për të bijën.

Nëna e Maltit këmbëngul para Prakashit që të shkojnë të gjithë në këtë ndeshje dhe jo vetëm ai. Inderxhiti mirëpret Prakashin në ndeshje. Ragni u thotë të tjerëve se Ranviri e ka lajmëruar me telefon që nuk mund të marrë pjesë në lojë sepse ka një punë të rëndësishme që nuk e lë dot. Shloku e sfidon Alekun se do ta fitojë ai ndeshjen, pasi ekipi i tij është shumë i fortë.

Malti tallet me Avnin, kur Aleku e nxjerr nga loja. Aleku i kërkon Prakashit të bëjë të mundur që ekipi i tij të fitojë ndeshjen. Sadna e siguron Alekun se ekipi i tij do ta fitojë ndeshjen, pasi loja nuk ka mbaruar ende. Aleku vazhdon të mendojë për Shlokun e Sadnën dhe i thotë kësaj të fundit se do të bëjë gjithçka për ta bërë atë të lumtur. Sadna gëzohet nga këto fjalë, por pa e kuptuar qëllimin e vërtetë të Alekut. Prakashi e përgëzon Shlokun që kujdeset për Alekun, por ky i fundit e dëgjon dhe bëhet edhe më i vendosur në qëllimin e tij për ta afruar Shlokun me Sadnën, i sigurtë se ai vetë nuk mund ta bëjë kurrë të lumtur shoqen e tij, që e do shumë.

Aleku e qorton Ranvirin që nuk erdhi për të luajtur kriket. Avni përpiqet ta nxisë Ragnin kundër Ranvirit, duke i thënë se ai nuk ka më kohë për familjen. Prakashi dhe Koshali vendosin ta ftojnë familjen Raxhvanxh për darkë. Prakashi i telefonon Vasundrës për t’i bërë ftesën. Vasundra i tregon Sadnës se në mbrëmje do të shkojnë në familjen e Prakashit për darkë. Ndërsa bëhen gati, Ranviri i telefonon Ragnit për t’i thënë se ata mund të shkojnë pa të dhe të mos e presin, pasi ai ka punë dhe do të shkojë më vonë...

E ëma e Maltit e shfaq hapur zilinë e saj për faktin se Sadna dhe Ragni janë martuar në një familje të mirë e të pasur. Ragni pyet Vinetin nëse Ranviri po vjen për darkë dhe përpiqet më kot të lidhet me Ranvirin në telefon. Ajo mërzitet shumë për faktin që Ranviri arrin vonë për darkë. Koshalit i bie në sy trishtimi i Ragnit dhe, e shqetësuar për të, përpiqet të mësojë nëse ka ndonjë problem me Ranvirin. Ragni hiqet sikur është e lumtur në sytë e nënës së saj. Kur vjen Ranviri, Koshali i kërkon atij ta falë Ragnin nëse ajo bën ndonjë gabim.

Ranviri i kërkon falje Ragnit që i ka folur në mënyrë të vrazhdë. Natën, dikush hyn në dhomën e Alekut dhe Sadnës, e cila zgjohet kur dëgjon zhurmë. Kur Sadna u tregon për këtë incident, të gjithë habiten dhe përpiqen të mësojnë se kush dhe pse janë futur fshehurazi në dhomën e tyre. Shloku kontrollon ilaçet dhe konstaton se tabletat janë zëvendësuar me vitamina. Shloku informon Prakashin dhe të tjerët në lidhje me incidentin në shtëpinë Raxhvanxh. Nëna e Maltit dyshon se mund të ketë ndonjë lidhje mes Sadnës dhe Ranvirit. Navini i thotë Avnit se Ranviri po planifikon të marrë vetë të gjithë pasurinë e familjes.

Koshali dhe nëna e saj shkojnë për vizitë në familjen Raxhvanxh. Ranviri zemërohet kur Ragni i kërkon të kujdeset për Alekun. Koshali e këshillon Ragnin të mos shqetësohet për Alekun dhe i thotë se kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e saj me Ranvirin. Sadna e dëgjon këtë bisedë dhe trishtohet. Ragni përpiqet ta qetësojë... Sadna vë re se Aleku nuk tregon ndonjë interes dhe nuk i përgjigjet asaj. Sadna shqetësohet shumë me ndryshimin e sjelljes së Alekut pas ndeshjes së kriketit dhe nuk arrin dot t’i gjejë një shpjegim. Ajo bisedon për këtë me Shlokun, i cili i thotë se tashmë gjendja e Alekut është kritike dhe se është e vështirë për të që të shërohet. Aleku e dëgjon...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.