Nxorëm jashtë nga shtëpia vëllain me gjithë nuse

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

E nderuar redaksi e gazetes “Intervista”! Po e shkruaj këtë letër sepse edhe sot pas pesëmbëdhjetë vitesh ndihem fajtore për çfarë kam bërë unë dhe mamaja ime, kundër nuses së vëllait.

Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Babai im ka punuar gjithë jetën inxhinier dhe mamaja ime ka qenë ekonomiste. Babi dhe mami im janë njohur kur kanë qenë në shkollë të lartë dhe edhe pse kanë qenë babai nga veriu e mamaja nga jugu, janë martuar bashkë dhe kanë jetuar në Tiranë falë profesionalizmit të babait. Edhe ne të dy fëmijët kemi qenë të dhënë pas shkencave. Vëllai im, më i madh se unë, ndoqi rrugën e babait, ndërsa unë vazhdova për Arkitekturë, një shmangie e vogël e pasionit të babait. Im vëlla e mbaroi shkollën shkëlqyeshëm dhe falë edhe njohjeve të babait filloi punë në një ministri. Kishte rrogë të mirë, por ishte natyrë e tërhequr me vajzat dhe të gjithë i thoshim “të ta gjejmë ne nusen se ti s’po e qullos gjëkundi”, ndërkohë që ishte tridhjetë vjeç. Në fakt, nuk ishte ashtu, ai priste vetëm vajzën e duhur.

Mamaja ime, edhe pse nuk i njihte traditat e veriut dhe as ka jetuar në veri pas martesës me babain, ka patur marrëdhënie shumë të mira me të afërmit e babait, por më shumë donte hallën time. Halla kishte shtatë fëmijë dhe jetonte në fshat, por ne gjithmonë kemi shkuar për pushime te halla dhe prindërit e mi gjithmonë e kanë ndihmuar duke qenë se me të vërtetë ne ishim më mirë se ata. Njëra nga vajzat e hallës u martua në një fshat të Mirditës dhe ajo më bashkëshortin e saj u vendosën në Sanxhak të qytetit të Laçit.

Po tregoj për këtë kushërirë sepse këtu na filloi gjithë keqkuptimi mua dhe mamasë sime. Duke qenë se Laçi ishte afër dhe kushërira jonë kishte për burrë një djalë të mrekullueshëm, ne shkonim vazhdimisht te kushërira jonë. Edhe bashkëshorti i saj na dukej sikur të ishte i afërmi ynë, kaq shumë na respektonte. Ata kishin tri vajza të vogla. Më e madhja ishte dhjetë vjeçe, e dyta ishte shtatë dhe e treta, dy vjeçe.

Unë, pasi mbarova studimet, fillova punë menjëherë dhe falë miqësive të babait, fitova një trajnim dy javor jashtë Shqipërisë. Në vitin 1994 ishte ngjarje e madhe dhe fat të kishe mundësinë të lëvizje jashtë Shqipërisë. Atje bleva dhurata për të trija vajzat e vogla sipas porosisë së veçantë të mamasë sime dhe sapo u ktheva, shkuam për drekë të vajza e hallës që të katërt, pridërit e mi, unë e vëllai.

Kur shkuam, gjetëm atje një vajzë shumë të bukur që në fillim mendova se ishte komshie, por vetëm pas pak minutash, dëgjova vajzat ta thërrisnin hallë. E kuptova që ishte kushërira e dhëndrrit tonë, sepse ai nuk kishte motër. Vajza e vogël, ajo dy vjeçarja i rrinte varur nëpër këmbë dhe lozte me hallën e saj, aq sa edhe unë e pata zili. Për të qenë e sinqertë, halla e vajzave të vogla mori vajzat dhe më shumë ndenji nga kuzhina dhe dhoma e gjumit duke lozur sesa në tavolinë me ne. Folëm shumë pak me të, por me të vërtetë që dukej që ishte vajzë më brumë. Sapo kishte mbaruar shkollën e mesme me nota shumë të mira dhe u habita kur më tha që nuk do ta vazhdonte shkollën e lartë. Nga burri i vajzës së hallës mësuam se ajo e kishte të atin të paralizuar dhe në familje punonte vetëm mamaja e saj, që nuk e përballonte shkollën e saj. Për mua e prindërit e mi me kaq mbaroi interesimi për të, ndërkohë që vajza e hallës na e theksoi se ishte vajzë shumë e veçantë, jo thjesht kishte dalë me nota shumë të mira.

E kundërta kishte ndodhur me vëllain tim. Nga mbasditja, pasi pimë edhe kafe, ne dolëm që të ktheheshim për Tiranë, por ai u ndal e foli me burrin e vajzës së hallës diçka prapa. Ne nuk ia vumë veshin se ç’po thoshin. Muhabete burrash, ata ishin pothuajse moshatarë. Në fakt, vetëm pas dy javësh e morëm vesh ç’kishin biseduar.

Vëllai im kishte lënë takim me kushërirën bukuroshe që ne pamë të vajza e hallës. Ata ishin takuar për tetë ditë rresht në një lokal në Sanxhak, sipas orarit dhe vendit që kishin lënë vëllai e kushëriri. Vendimi i këtyre takimeve ishte se vëllai im megjithëse kishte dymbëdhjetë vite diferencë me atë vajzë dhe ajo nuk kishte mbaruar fakultet, kishte vendosur të martohej me të. Tamam pas dy javësh, kur mamaja po thoshte që të ftonim vajzën e hallës me fëmijët të vinin me ne në plazh për pushimet e verës, ai na tha vendimin e tij.

- Kam takuar dhe kam folur gjerë e gjatë me kushërirën e V. që takuam në Sanxhak. Ajo vajzë më pëlqeu sapo e pashë dhe më duket edhe e zgjuar, kështu që mendoj se këtë fundjavë do të shkojmë te shtëpia e saj dhe do t’i kërkojmë dorën.

- Po ajo s’ka mbaruar asnjë shkollë, more djalë, - u hodh ime më e para.

- E di, ajo ka mbaruar shkollën e mesme shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë shkollën e lartë duke qenë e martuar. S’shoh asnjë gjë s’shkon këtu, - tha vëllai.

- Uuuu, si tha Jovan Bregu, do vazhdosh me “tullat” edhe pesë vite, sa të mbarojë ajo shkollën? More djalë, ti je i rritur tashmë, s’të lejohen këto gabime. Pastaj, nga ai qytet fantazmë ta sjellësh në Tiranë? E kupton që është katundare? – tha mamaja me një mllef e neveri ndërkohë.

- Edhe ti e babai keni qenë nga qytete fantazmë, por keni jetuar për mrekulli në Tiranë. Edhe ajo do të jetojë me mua në Tiranë, pavarësisht nëse të pëlqen ty apo jo. Të dielën do të shkojmë në shtëpinë e saj dhe të hënën e mbrapa ajo do vijë të jetojë me ne, - tha vëllai.

Pas pak, ai i tha babait të dilnin për kafe që t’i thoshte atij ekzaktësisht çfarë kishte vendosur, ndërkohë që nuk la vend për asnjë lloj diskutimi. Kur ata u kthyen nga kafja pas tre orësh, babai...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.