Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Befas e shtangur mbeta kur të pashë. Duke u mbytur nga shirat e lumturisë. Sytë e mi u bënë oqean i zjarrtë, Për aq kohë sa rrëshqita dashurisë. Ti mua me faj mos më bëj, Si duket u vele e më ke harruar Nga ku pastaj ndjenjën e zhbëj. Si nuri mjegullës më ke kaluar. Ti melodinë e heshtur e dëgjove, Nga uria ime për dashuri Te lulja e mollës që vadite. Me vesën e buzëve nga dhëmbët e mi. Unë u tradhtova nga mishërimi im, Se ti s’më çon mua sonte në skaj. Se s’po shikon mikeshën e vjetër. Që dridhet nga ndjenja e pafaj.

Luljeta Gj. Pashollari Dikush tha se në këtë botë ka “Drejtësi” Po si dreqin e tha këtë marrëzi?! Bota është bërë kosh plehrash Ku njerëzit hedhin pisllëqet e tyre Çdo çast, çdo orë, çdo ditë... Dhe nuk pendohen hiç! Në udhëkryq drejtësia ka mbetur, E s’di ku të shkojë! Palo drejtësi... pjellë e padrejtësive Kryqëzuar mes pafytyrësish! Bien termete, shpërthejnë skandale Thyhen e plagosen zemra, mohohen liri Dikush tha një marrëzi: “Ka drejtësi!”

Alban Arapi

*** Dedikim— A@ B ***

Fllad pranvere si çdo vit lulet çelnin plot aromë Turistë plot nga e gjithë bota, Por edhe refugjat në Como city-n tonë. Një djalë i mirë dhe shumë serioz Më rrëmbeu zemrën menjëherë Më tha: “vij nga Shqipëria, Jam një djalë nga labëria...” Kishte dhëne besën e shqiptarit Dashurisë së tij të parë Dhe me mallin e një të dashuruari Më tha: “për të malli më ka marrë” Mua lotët më mbuluan rrodhën faqeve si ujëvarë... Më duhet dhimbshëm ta pranoja Se dashuria nuk do një, por dy të marrë. Ai iku me të jeton Edhe unë jetën time vazhdova Por në jetë të jetëve Si ai djalë dot nuk dashurova! V. Kalemi

Mungesës tënde

Seç më merr kjo natë me vete Nëpër yje humb më kot. Si kujtim erdhe më gjete Të kujtoj e jashtë bën ftohtë... Lulet heshtin të shpërndara Në k’të park që kam përbri. Tek-tuk kishte pemë të thara Kudo shihja gjurmë nga Ti... Mungesës tënde iu përkushtova Arrita zemrën ta vë në gjumë. E që atëherë më s’dashurova Por ty të dua edhe më shumë... Ishim për pak unë edhe ti Një orë e ca, në më kujtohet. Me disa njerëz është çudi. Një orë, një jetë të tërë s’harrohet! Gjithmonë e prek kujtimin tënd Si një dhuratë, një hajmali. Kështu unë vij në tëndin vend Në vendin tim kështu vjen dhe ti... E në k’të natë që frynte dendur Imagjinoj ku mund të jesh. Të dërgoj puthje si i çmendur Edhe me veten filloj të qesh! Këtej buzëqeshje, andej lot Kë të zgjedh të lutem thuamë. Eh, disa gjëra s’i ndan dot Na i dhurojnë ata që duam! Seç më merr kjo natë me vete Nëpër yje ndjehem mirë Si kujtim erdhe më gjete Të kujtoj, me shumë dëshirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.