PYeSni

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë 20 vjeçe, jam e lidhur me një mashkull 17 vjet më të madh se unë. U lidha me të sepse e dashuroj marrëzisht, por kam vënë re që ai më shfrytëzon vetëm për seks dhe për punët e tij. Unë jam e dashuruar marrëzisht pas tij dhe dua të krijoj familje, por e nuk gjej dot forcën për t’u shkëputur prej tij. Ai është beqar, në moshën e duhur për të krijuar familje, por nuk po më merr seriozisht. Mos vallë duhet të ndahem nga ai që ai të kuptojë se çfarë ka humbur? Më thotë se nuk më dashuron, ama thjesht e tërheq fizikisht. Nuk di si të veproj...

- Dhe rri akoma me këtë djalë? Ai ta ka thënë troç se nuk të dashuron. Largohu sa më parë. Asia Lajla.

- Ai qenka treguar shumë i sinqertë me ty, ç’ka këtu për mos ditur si të veprosh? Fjolla Fleur.

- Mos e lër pa gjetur tjetër. Ina Parajsa.

- Domethënë, ju femrat nuk keni tru fare, troç muhabeti. Fatos Shahini.

- Ti s’ke tru në kokë me sa kuptoj sipas këtyre që lexoj. Ai ta thotë vetë që nuk të do dhe ti rri me atë. Shiko jetën tënde me dikë tjetër. Jo për diferencën në moshë, jo, thjesht për arsyen që ai nuk të shikon seriozisht. Silvana. - Jo mi, rri me të. Mirjeta. - E çfarë të duhet ty një njeri i tillë, kur ta thotë në fytyrë që vetëm të shfrytëzon? Mire si.

- Ec aty, kënaqu moj, mos e vraj mendjen. Uolf Tori.

- Pse pyet neve? A pyete ndonjërin kur u lidhe? Turp s’të vjen? Çfarë pret nga ai person? Pashke Meci.

- Po ta kisha unë këtë gocën, direkt unazen ia kisha blerë. Shkodra.

- Ti qenke debile, akoma s’je mbyt? Mir Kallashi.

- Largohu sa më parë prej atij se të këqia do të kesh dhe të mira jo. Gino.

- Ndahu sa më parë, je e re. Nuk dua të të shaj e të të fyej, se zemra e ka fajin që dashuron një maskara. Kur t’i vijnë mendtë atij, nuk do t’i hanë as qentë, aman tipa si ky nuk ndryshojnë, se janë don zhuanë. Vera Vera.

- Jepi lamtumirën, e dashur. Fundit Jeta.

- Mos e vrit veten për atë që s’të do, por duaj atë që vret veten për ty... Të pëlqen ty, ti s’i pëlqen atij, jeta vazhdon. Bekim Xhafa.

- Lëre atë sa më parë, hajde te lali jot të ofroj një shpatull për ngushëllim. Nini Tr.

- Të ketë lënë uratën mendja moj vajzë. Fatmir Uila.

- Këto janë përralla me mbret. Admir Isufi.

- Rri me të, të të shfrytëzojë mirë e mirë. Po ik nga ai moj goc, vëri një gur zemrës dhe mos mendo për të. Mexhide Hajri.

- Largohu përpara se ta gjesh veten me 3-4 veta dhe të vdekur në ndonjë kanal. Nga këta tipa çfarë nuk pret. Silvana.

- Punë e ngatërruar. Robin Korabi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.