Kujt t’ia paguaj sigurimet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I nderuar zoti avokat, unë e gruaja ime kemi derdhur 70 vite kontribute dhe sot jemi në pension. Gruaja ka një dyqan të vogël ku ushtron një biznes të vogël. Për vitin 2015 i ka paguar detyrimet tatimore vjetore bashkisë 17000 lekë (të reja) dhe Zyrës Rajonale tatimore 25000 lekë, që do të thotë tatime vjetore gjithsej: 42000 lekë. Ligji kërkon prej saj sigurime shoqerore vjetore: 78000 leke, plus aplikim çdo tre muaj, detyrimi vjetor arrin 81000 lekë. Pra, sigurime shoqërore 2 herë më shumë sesa detyrimet tatimore vjetore. Kujt ia paguaj unë këto sigurime? Shteti fatkeqësisht më dhunon me ligj që të më marrë padrejtësisht 81000 lekë në vit, ndërkohë që në vendet e Evropës e më gjerë, pensionistëve u zbritet edhe çmimi i biletës. Me këtë ligj absurd, shteti më mohon drejtpërdrejt të drejtën e punës. Në vijim, ky ligj ndërhyn në moralin e pensionistëve të ndershëm që i detyron të abuzojnë duke ua derdhur sigurimet shoqërore njërit fëmijë, ndërkohë që punon pensionisti. Ju, zoti Alban, në përgjigjen tuaj keni shkruar: “të mos paguani sigurimet shoqërore”, por në realitet, nëse pensionisti nuk paguan, programi dixhital automatikisht vendos gjobën 10000 lekë dhe nëse pensionisti prapë nuk paguan sigurimet e gjobën e vënë, ka sanksione të tjera. Çfarë duhet të bëj, bazuar në një ligj apo VKM, nëse ka? Nëse më jepni zgjidhje ligjore për sa shkrova më lart ( mospagim të sigurimeve dhe pagim për të gjitha taksat) asnjë minutë që shpenzoni për sa më lart duke përfshirë edhe këta minuta që lexoni emailin tim, nuk ju shkon dëm. Sigurimet shoqërore të pensionistit që punon, nuk janë vetëm dëm ekonomik, por mbi të gjitha, poshtërim sepse me një ligj absurd i heq të drejtën e punës pensionistit të ndershëm

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tiranë

044532512; www.durajlaw.com

dhe i thotë para kohe “ti ke vdekur”, ndërkohë që ai që e vendos këtë ligj mund të vdesë përpara. Gjithë kjo, ndërkohë që livadhisin kompanitë që nuk paguajnë sigurime për djem e vajza të reja të mjerë. Besoj të mos jetë shqetësim për ju. Te shpresojmë. Me respekt, Sytkiu.

- I nderuar zoti Sytki, së pari, ju falënderoj shumë për vëmendjen që i kushtoni rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Përsa i përket shqetësimit tuaj, unë dua të fokusohem më tepër tek ana juridike e problemit tuaj, pra, në lidhje me detyrimet që kanë subjektet tregtare për të paguar taksat vendore dhe tatimet. Ligji, nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar në nenin 4 përcakton: Llojet e tatimeve dhe të taksave:

1. Tatimet dhe taksat janë kombëtare ose vendore. 2. Në tatimet dhe taksat kombëtare përfshihen: a) tatimi mbi vlerën e shtuar; b) tatimi mbi të ardhurat; c) akciza; ç) tatimi për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet; d) taksat kombëtare; dh) tatime të tjera, të cilat janë përcaktuar të tilla me ligj të veçantë. 3. Tatimet dhe taksat vendore përcaktohen në ligjin për sistemin e taksave vendore. 4. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përcaktohen në ligjin

Av. Drn. Alban Duraj

për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Pra, janë të sanksionuar me ligje të veçanta rregullimet e llojeve të tatimeve dhe taksave. Askush nga subjektet nuk mund t’u shmanget këtyre detyrimeve. Gjithashtu, këto deklarime duhet të bëhen në kohë, si dhe të paguhen në afatin e caktuar. Nëse nuk paguhen, ka penalitete. Nuk duhet të ngatërrohen taksat vendore me tatimet dhe sigurimet shoqërore. Këto janë tre nocione të ndryshme. Taksat vendore janë taksat që mbledh bashkia për shërbimin që ofron; këto shërbime janë pastrimi dhe taksa e tabelës.

Tatimet janë detyrimet që paguan tatimpaguesi për fitimin që ai merr nga aktiviteti tregtar. Pra, në rastin tuaj, ju jeni biznes i vogël dhe paguani 25 000 lekë të reja në vit. Nëse do të ishit biznes i madh, do të paguanit 15 % të fitimit vjetor. Sigurimet shoqërore janë për efekt pensioni, në mënyrë që tatimpaguesi pasi të plotësojë vitet e punës dhe kohën e daljes në pension, të përfitojë nga kontributet e derdhura. Detyrimet e mësipërme janë edhe në vendet e tjera të Evropës, por zhvillimi i tyre ekonomik bën që bizneset të mos i ndiejnë aq sa i ndiejnë bizneset shqiptare. Përsa i përket mospagimit të sigurimeve shoqërore në rastin tuaj, Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, përcakton se personat të cilët janë në pension, nuk paguajnë kontribute për sigurimet shoqërore. Por që të vihen në lëvizje këto institucione, duhet të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme personi i interesuar, në rastin tuaj, bashkëshortja juaj. Ajo duhet të paraqitet pranë zyrave të Sigurimeve Shoqërore dhe të plotësojë formularin që kanë këto zyra, së bashku me dokumentacionin përkatës. Në shkrimin e mëparshëm unë e kam patur fjalën që, pasi të kryeni procedurën administrative, ligji jua jep të drejtën që pasi të merrni konfirmimin, të mos e paguani. Përfitimet që jep ligji, janë nga momenti i paraqitjes së kërkesës dhe jo nga periudha kur bashkëshortja juaj është regjistruar si tatimpaguese. Nëse sërish keni diçka të paqartë, mund të më shkruani në adresën e e-mailit: info@durajl aw.com!

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.