Ç’kuptimkaëndrraime?

Më mbytën në lumë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr sikur shkova me shokët për t’u larë në një lumë. U thashë: “Dakort jam, ikim atje” dhe papritur ma futën kokën në ujë. Unë u thashë: “Po si po ma bëni këtë?” dhe ata, sikur më vranë. Nga sikleti, u zgjova nga gjumi. Pres një përgjigje nga ana juaj. Çfarë do të thotë? Faleminderit.

- Një ëndërr e tillë tregon që për momentin, jeni në vështirësi. Mund të keni një shqetësim të brendshëm emocional që nuk e shfaqni para të tjerëve sepse e keni të vështirë të hapeni për të. Ndiheni po kështu i përjashtuar nga shoqëria. Mos vallë jeni mbyllur në vetvete dhe fajin e kërkoni diku tjetër, ndërkohë që zgjidhjen e gjithë gjërave e keni vetë ju në dorë?

- Kam parë në ëndërr sikur isha në një botë tjetër, isha i lumtur dhe vrapoja si i çmendur në sipërfaqen e këtij vendi që ndonjëherë më dukej si Hëna. Çfarë kuptimi ka? Faleminderit.

- Ëndrrat që shfaqen sikur jeni në një botë tjetër a planet, kanë kuptimin e një faze të re jetese. Në jetën tuaj do të hyjnë shumë persona të tjerë që ndoshta i keni parë, por me të cilët nuk jeni prezantuar asnjëherë. Njohja me ta do të jetë shumë pozitive dhe do të ndiheni shumë mirë. Është ëndërr pozitive. Gjithë të mirat. Kam parë në ëndërr sikur do të fejohesha me ish- shokun e klasës. Babai im nuk e donte këtë fejesë. Shkova te shtëpia e tij me gjyshen time dhe i pëlqeva shumë mamit të tij, kurse ai vetë më rrinte shumë indiferent. Pastaj, ky po fliste në dhomë tjetër me të ëmën dhe i thoshte: “Unë e dua shumë, por do t’ia shpreh kur të jemi vetëm”. - S’e di si i keni marrëdhëniet në realitet me këtë djalë, por ëndrra tregon që ju e mendoni, keni një lloj ndjenje të fshehur për të, simpati ose keni menduar diçka rreth tij. Ndonjëherë gjërat, kur i mendojmë shumë, i tërheqim drejt vetes, gjithmonë kur bëhet fjalë për diçka të fortë. Në një të ardhme jo shumë të largët, do të merrni ndonjë lajm për këtë person. Lajmi mund të ketë lidhje me ju ose do të dëgjoni për të. Diçka do të dëgjoni rreth tij, kaq parashikoj tek ëndrra juaj.

-

- Pashë në ëndërr sikur i kërkova cigare vëllait të shoqes dhe ai më dha dy. I piva dhe më pëlqyen shumë. Pastaj doja t’ia lypja dhe po më vinte turp, por kur ai doli nga dhoma, shkova dhe ia mora fshehurazi edhe dy të tjera. Shkova në banjo dhe i piva që të mos e merrnin vesh motrat që po i pija. Njërën cigare e ndeza me shkrepëse, kurse tjetrën, me qiri sepse nuk e gjeta më shkrepësen. Doja të dija shpjegimin. - Një ëndërr e tillë tregon se çfarëdo gjëje që ju ka shqetësuar, e keni kaluar. Pirja e cigares ka shumë kuptime. Ajo tregon trazira të momentit, dëshirë për t’iu larguar stresit dhe çlirim të emocioneve negative. Në rastin tuaj konkret, tregon që do të dilni nga gjendja stresante në të cilën ndodheni. Gjithçka do të shkojë siç ju dëshironi, edhe pse keni kaluar vështirësi në jetë. - Përshëndetje redaksia! Kam parë një ëndërr që më ka ngelur në mendje. Pashë sikur erdhi nëna ime bashkë me dajën tim dhe më sollën lajmin që ishburri im kishte vrarë veten. Të them të drejtën, nuk ndjeva asgjë, as dhimbje, as pikëllim. Ju lutem, më thoni, a ka ndonjë shpjegim? Shumë faleminderit. Alketa. - E dashur Alketa, duke qenë se ju keni pësuar një divorc, është normale të shikoni një ëndërr të tillë sepse në fund të fundit nuk e keni përjetuar mirë ndarjen. Në këtë është përfshirë gjithë familja juaj dhe fisi. Vetëvrasja e tij në ëndërr nuk tregon gjë tjetër veçse një histori të mbyllur. Çdo gjë ka marrë fund dhe tashmë ju do të shikoni përpara, pavarësisht zhgënjimeve që mund të keni patur. Për ju, po fillon periudha e qetësisë. - Kam parë në ëndërr sikur e dashura ime u kthye nga një udhëtim dhe unë po e prisja në shtëpi. Kur erdhi, më tha që më kishte tradhtuar, por që kishte qenë vetëm një moment dobësie dhe i vinte keq për atë çfarë i kishte ndodhur. M’u duk e sinqertë. Problemi është se më shqetëson kjo gjë. A ka ndonjë kuptim?

- I nderuar Bledi! Mes jush dhe të dashurës parashikohet një debat që do t’ju çojë në ndarje. Shkak i ndarjes nuk do të jetë tradhtia. Megjithatë, pas një periudhe të shkurtër kohe, ju do të riktheheni bashkë dhe akoma më të dashuruar pas njëri-tjetrit. Ju e dini shumë mirë që thellë në shpirt e dashura juaj është shumë e sinqertë ndaj jush, prandaj edhe e keni për zemër. Gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.