Kam tension shumë të ulët

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Sapo kam mbushur 41 vjeçe dhe kam probleme sepse ka dy muaj që jam me tension të ulët 80/ 48, si dhe më dhemb shumë koka. Kam probleme edhe me gjumin, më merren mendtë dhe jam shumë e lodhur. Këtu ku jetoj, nuk kanë medikamente për tension të ulët (Jetoj në një shtet skandinav). Jam lexuese e kësaj gazete, ndaj edhe pres me padurim të lexoj përgjigjen tuaj. Po patët mundësi, më jepni një këshillë. Ju përshëndes dhe ju përgëzoj për punën. Faleminderit dhe respekte nga Linda.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: Sipas të dhënave tuaja Linda, mendoj se ankesat që keni, lidhen ashtu siç e thoni edhe ju, me tensionin arterial të ulët që keni. Në qoftë se ju keni përjashtuar shkaqe të tilla, si për shembull, sëmundjet e tiroides, apo ndonjë anemi etj., mbetet që të jetë shkaku nervor. Ndoshta jeni tip i ndjeshëm dhe keni kaluar ndonjë situ-

-

atë të vështirë (stresante), siç mund të jetë largësia nga vendi dhe njerëzit tuaj më të afërt. Këto shkaktojnë atë që ne mjekët e quajmë “Osteni neurocirculatore”, ose dobësi e sistemit nervor, që lidhen me enët e gjakut dhe punën e zemrës. Në këto raste, analizat e ndryshme dhe konsultat me mjekët kardiologë e endokrinologë, si dhe bërja e elektrokardiogramës, ose EKO-s së zemrës do të dalin brenda kufijve të normës. Si mjekim paraprak do t’ju këshilloja që të merrni:

1. Vazonati 250 mgr. 2 x 1 kapsulë në mëngjes e mbrëmje, pas buke.

2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 kokërr pas buke.

3. Sol Tonotili 10 ml., 1 ampulë të pihet nga goja çdo 2 ditë në mëngjes, me pak ujë, pas buke.

4. Sol Energum 10 ml. 1 flakon çdo dy ditë, gjithashtu të pihet nga goja, në mëngjes, me pak ujë.

Shtoj se duhet të shmangni ambientet që ju krijojnë stres apo pirjen e pijeve nxitëse të sistemit nervor, sidomos mbasdite e në mbrëmje, si për shembull kafe, çaj mali ose evrope ose pijeve nxitëse të sistemit nervor, siç janë pijet energjike, ose mbingrënia në mbrëmje. Po kështu, ndikojnë mirë shëtitjet në ajër të pastër e në vende të qeta e me gjelbërim, që në vendet skandinave janë me shumicë. Vetëm kështu, gradualisht, do të përmirësoheni e do të ktheheni në normalitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.