Pse duhet ta bëj spirometrinë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam 80 vjeç dhe shëndeti tërë jetën s’më ka dashur. Kam bërë shumë ndërhyrje dhe aktualisht, vuaj nga diabeti, tensioni, astma bronkiale etj., por meqenëse jam mik i përjavshëm me “Intervistën” dua të më ndihmoni si më poshtë: Kam 40 vjet që vuaj nga astma, me kartelë, i vaksinuar që në fillim dhe barnat i marr rregullisht. Trajtohem me Flixotiale dhe Ventolin, të rimbusuara. Më kanë thënë se duhet të bëj dhe spirometrinë.

- Çfarë është spirometria?

- Sa herë duhet bërë dhe a është e detyrueshme për çdo moshë?

- Cilit duhet t’i drejtohemi për të shpëtuar nga ky tub që puthet nga mijëra njerëz ( gati sikur masim forcën frymore për Olimpiadë)? Ndihem shumë keq për këtë sikletosje që na bën shëndetë- sia në fund të jetës. Me shumë respekt, 80 vjeçari nga Vlora.

Dr. Mira Xhixha, alergologe: - I dashur baba! Uroj që me diabetin dhe me astmën që keni, të jeni të stabilizuar dhe besoj se është kështu. Me astmën besoj se jeni i stabilizuar, meqenëse si mjekim mujor mbajtës keni Ventoline dhe Fliksotide, gjë që tregon se astma juaj nuk është e një forme të vështirë apo të rëndë (Me sëmundjet që keni, qoftë diabeti, qoftë asma, nëse nuk janë shumë të rënda, por të stabilizuara dhe të kontrolluara me mjekimin që merni, nuk duket se shëndeti ju ka rënë në qafë). Në moshën tuaj, bërja e spirometrisë siç duhet mund të paraqesë vështirësitë e veta që janë karakteristike për këtë moshë dhe jo vetëm për shkak të astmës. Ju nuk keni mundësi ta kryeni këtë ekzaminim me saktësinë e përkryer që kërkohet për të. Të gjithë moshatarët tuaj (edhe ata që nuk vuajnë nga asma) nuk do kenë asnjëherë spirometri normale, edhe nëse e kryejnë siç duhet. Kjo, si pasojë e reduktimit të parametrave të këtij ekzaminimi që sjell mosha dhe si pasojë e vështirësive të tjera të përgjithshme që kanë të moshuarit.

- Bërja e spirometrisë është e rekomanduar kur rëndohet sëmundja, nga shkaqe të ndryshme, kur nevojitet të ndryshohet mjekimi. Nëse jeni i stabilizuar, mund të bëni një spirometri 1 herë në vit apo edhe çdo 6 muaj, për përfitimin e medikamenteve të rimbursuara. Medikamentet si Ventolina dhe Fliksotidi, të cilat mbajnë nën kontroll astmën tuaj (e mbajnë të parënduar, nuk e lënë sëmundjen të avancojë më tej) janë të domosdoshme për të siguruar n jë shëndet të aparatit të frymës normal, që të mos shtrohesh apo të shkosh në urgjencë etj. Ndaj mjeku e ka të detyruar që t’ju bëjë një spirometri, pa ju dhënë shqetësim dhe bezdisje. Kjo është detyrë e padiskutueshme e mjekut specialist dhe sa për gojëzat, ato duhet të jenë 1 përdorimëshe dhe duhet të nderohen në praninë tuaj. Me respekt, doktoresha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.