T’ia filloj pastën fëmijës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A mund t’i filloj përdorimin e pastës së dhëmbëve që të mos i dëmtohen më tej një fëmije të moshës 3 vjeçare. Atij kanë filluar t’i prishen dhëmbët.

- Sigurisht që mund t’ia filloni. Për fëmijët 3 vjeç, duhet të përdorni një pastë dhëmbësh fluroide dhe për çdo larje, duhet ta përdorë në madhësinë e një kokërr bizeleje. Ndërkohë që ai lan dhëmbët duhet t’i qëndroni te koka që të mësojë dhe ta vëzhgoni në mënyrë që të parandaloni kapërcimin e pastës dhe mos i jepni ujë për të shpëlarë gojën nëse nuk e keni mësuar paraprakisht me këtë funksion, pasi instikti do ta shtyjë atë ta përcjellë ujin. Gjithashtu, në këtë moshë, sigurohuni që fëmija t’i lajë dhëmbët dy herë në ditë.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.