Më kërkon ta bëjmë treshe

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam probleme me të dashurin, sepse kur kryejmë marrëdhënie, gjatë eksitimit, më kërkon që midis nesh të jetë edhe një mashkull tjetër. Ai e përsërit shpesh këtë gjë dhe kur debatoj, ai vetëm hesht. E kam provokuar dhe shoh se nuk është thjeshtë fantazi e tij, por e dëshiron këtë gjë. Si ka mundësi? Nuk e kupton ai që po më largon nga vetja? Gjithashtu, kërkon të martohet me mua... Unë dua të ndahem prej tij, edhe pse e kam dashur sepse po ma bën marrëdhënien të vështirë dhe të neveritshme. Çfarë mendimi më jepni? Me respekt, Ola.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: - Kujdes, ai mund të jetë edhe provokues apo manipulator pasi ndoshta do që të shohë se sa e “vendosur” tregohesh ti për të mos u “shthurur”. Veçse po të jetë kështu, ai bën shumë gabim që vepron në këtë mënyrë. Ky është një supozim i imi pasi unë nuk kam nga ta di pse ai kërkon që bashkë me ju si çift të futet edhe një mashkull i tretë, pra, bashkë me të, të jetë edhe një tjetër. Pa dyshim që ai mund të ketë parë në porno seks treshe dhe këtë lloj fantazie e ka menduar aq shpesh sa tani ai nuk dallon dot se deri ku shtrihet “normalja” e fillon “perversja”. E kam dhe një mendim tjetër të cilin po e them si me dyshim: ti më thua që ai do ( kërkon) që të martohet me ty. Po të jetë e vërtetë, ç’do t’i duhej atij një i tretë, ose siç thuhet, ç’i duhet ara me tre qé? Megjithatë, ai mund të jetë biseskual, domethënë siç i quan populli “deledash”. Di një rast kur një grua e tillë “biseksuale” e punësoi të dashurën e saj te shtëpia dhe si me lezet, dalëngadalë e futi edhe atë në krevatin ku ishte me të shoqin. Kjo botë ka plot çudira, por ai nuk kupton se duke dashur që të ketë edhe një mashkull, jo vetëm që po kërkon “qiqra në hell”, por po të humbet edhe ty. Ai beson se duke vepruar si “pika e ujit” që dalëngadalë e shpon edhe gurin, ai me të vërtetë nuk e di se ty po ta bën marrëdhënien të vështirë e ndoshta të neveritshme. Mendimi im është se ai ka probleme edhe me formimin e tij si karakter, si individ, pra, edhe me “gatimin” në fushën e ndjenjave. Ai nuk ka një identitet të pastër seksual dhe kjo është më keq sesa kur siç thuhet në popull, “i ka të dyja, por asnjërin tamam”. Çdo mashkull që bën diçka të re apo do që t’i shtojë diçka menusë “seksuale” duhet të bëjë kujdes me “llogaritë”, pasi duhet të parashikojë edhe efektin e asaj që bën ose siç themi ne psikologët, t’i ruhet “reaksionit” të ndjenjave te femrat, të cilat aq sa tolerante mund të duken në tërësi, po aq “strikte” dhe ndëshkuese janë kur u bën “reaksion” ajo që ua fut në sfond e ajo s’e gëlltit sferën e seksit pasi mund të pësojnë traumë emocionale, reaksion të fortë të ndjenjave e zhgënjim aq të madh sa rikuperimi mund të rezultojë i vështirë.

- Dhe nëse këto raste, nuk paraqiten për ndihmë te psikologu, mund t’u lindin forma ankthi, makthe, mendime obsesive aq sa mos respekti ndaj vetes dhe për shkaktarin, mund t’i çojë deri në neveri ndaj seksit e ndaj atij vetë. Jeta seksuale është shpesh e brishtë te femrat e moralshme dhe të edukuara dhe nuk duron “perversitete”. Dikush mendon se “do të më dojë përderisa më ka dashur, s’ka nga t’ia mbajë”, por nuk është tamam kështu. Për ta kuptuar më mirë këtë “reaksionin” e ndjenjës, mjafton të them se mua më kanë ardhur çifte ku martesa është tronditur sikur të ketë rënë “bomba” vetëm sepse burri apo gruaja për hir të “sinqeritetit” dhe “pendesës” ( së tepruar) ka treguar ndonjë flirt apo lidhje paramartesore. Në një rast, vetëm pse burri i ka treguar së shoqes se në rini kishte shkuar me një lypëse me ngjyrë, kjo gjë asaj i kujtohej papushim aq shpesh dhe orgazmat i kishin lënë shëndenë. Edhe vetë Grei, te “50 hijet e Greit” sado “talent” që ishte në seks nuk mundi ta bënte të dashurën e tij të duronte atë që s’durohej e nuk pranohej për të. Po të gjente ndonjë femër të “gatuar” si mazokiste, me siguri që ai do ta kishte atë ashtu siç e donte. Pastaj vetë autorja rreket më kot të na tregojë se si Grei do të reflektojë duke u trajtuar me psikolog për ta ndryshuar. Nuk ka psikolog në botë që bën të mundur ndryshimin e identitetit seksual, prandaj habitem si nuk ka pyetur psikologët ajo ose si nuk e kanë këshilluar, pasi një sadist e maniak seksual si Grei, mund të “ndryshojë” vetëm në formë si për shembull, mund të “stopojë” përkohësisht seksin, por nuk mund të ndryshojë shijet apo identitetin e tij seksual. Tek unë ka ndodhur që më vijnë homo apo lesbike që duan të ndryshojnë, kurse unë pasi u bëj “testin” dhe dal në përfun- dimin profesional psikoseksologjik, se janë të tillë, i bëj ta pranojnë këtë e të mos luftojnë si me “mullinjtë” e erës”, pra, ta pranojnë e t’i gëzohen identitetit të tyre ( si të “gatuar”). Vijnë djem e vajza të trembur se mos janë homoseksualë, homofobikë të cilët edhe sikur të duan, sikur të paguajnë miliarda apo të bëjnë pederasti apo lesbizëm çdo ditë, nuk mund të bëhen e as të jenë homo apo lesbike, pavarësisht se kujtojnë se janë, por dëshirat i kanë për seksin tjetër. Në të gjitha rastet që do të duhej asistenca e psikologut për ta futur mendjen në shina. Të mos bëjmë “shumë prova” me jetën e shëndetshme seksuale, por të gëzohemi me atë që na është dhënë e që e kemi, ta ruajmë e ta shëndoshim, pasi jeta e shëndeti seksual janë pjesa integrale më e rëndësishme e jetës dhe e shëndetit tërësor. Nëse ti vajzë letërshkruese do që të mos e humbasësh këtë të dashur bëjini 2- 3 seanca sëbashku me psikologun për të parë se kush jeni nga po ecni e ku duhet të arrini. Ka gjithmonë diçka për ta bërë më mirë edhe këtu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.