UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Uroj nga zemra vogëlushen Livia Tom Lashi në Tiranë, e cila me 10 qershor mbush 4 vjeçe. Këtë urim e shoqëroj me vargjet e mëposhtme: Livia, vajzë e bekuar, Të paçim për mot e jetë, Qofsh gjithmonë e gëzuar E qeshur dhe me shëndet. Nga Flamur Bërdëllima.

Përshëndes Florën Kj, Fluturën Kj, 2 Marsidat nga Kj, Anitën Tr., Anën Korcë, Gimin Korcë, Anen Tr., Anën Kj., Zyniun Kj., Nardin Dr., Xhelatinën Vl., Laurën Vl.

Xhelozja e Lalit.

Nga

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Tani lokali “D’Angelo” aty në fshatin Stajke të Laç- Vaudejsit, më është bërë kaq i dashur. Shkoj kryesisht për të takuar Rrokun, po në fakt këtë urim e kam për babain e tij Zef Kol Ndrekaj, që është gjynah t’i thuash plak! Pale më humori! Derisa po ulem të shkruaj, pasi jam larguar andej, diçka më ka mbetur në zemër. Pa dyshim, shumë e ngrohtë dhe njerëzore. U bëfsh 100 vjeç, Zef!

- Pata një si ngërç në zemër kur ti, i dashur Bujar Leskaj, the se “Me 100 vjetorin e KLSH- së, do të jetë një njeri tjetër kryetar. Edhe në 90 vjetorin e krijimit të institucionit. Edhe, ashtu mund të jetë, po Bujar Leskaj, për ata mijëra e mijëra që e njohin nga afër, do të mbetet Bujar Leskaj. Do të thotë se forca jote shpirtërore shpaloset së pari përmes humanizmit tënd “bio” dhe së dyti, përmes një dashurie unike për librat. Dashuri që do t’ia kishte zili çdo librofil ose bukinist. Kështu që, ia vlen të them: Për këto veti u bëfsh 100 vjeç miku im i shtrenjtë. Ka KLSH-ja nevojë për njerëz si ti dhe jo anasjelltas!

- Tani është e publikuar simpatia ime si gazetare dhe si femër, e dashur Pranvera Borakaj. Kur vija për t’u intervistuar te “By- Passi”, vallahi të shikoja me bisht të syrit, aty te dhoma e lajmeve. Që atëherë, kanë kaluar kaq vjet, po ti ke mbe- tur po aq femërore, me ata sy të butë plot zgjuarsi, natyrë e përkore dhe e brishtë. Si mik, dëshiroj për ty atë që dua edhe për vajzën time: Një jetë të lumtur bashkëshortore, që me siguri është në prag. Nuk ka si të jetë ndyrshe... Urime Vera!

- Kur ti më ulesh pranë, në ato çastet e pushimit, ndjenja të forta, me shpojnë tej e tej. Sot, ti je kaq e bukur Megi! Ti korçarja “bio” që je vetëm studente. Po, ndërkohë, ti e di se unë jam “shkrepëse e parrezikshme”. Ajo që më bën shumë përshtypje, është vetëm përmbajtja jote në shfaqjen e ndjenjave. Edhe pse e di që brenda ke impulse thellësisht femërore. Një shpirt vajze që pret të bëhet grua. Dhe ai i kuqi i lehtë që të mbulon fytyren, kur bën ushtrimet fizkulturore. Eh, Megi, Megi. Qofsh e lumtur, korçarka e bukur e mëngjeseve të mia, andej nga liqeni.

- Mimozat janë ndofta lulet me të cilat janë ndërtuar me mijëra poezi. Po unë do t’ju them një BioPoezi: Jo pak, po mbi 20 pemë kam numëruar, tani, në fund të majit, që janë plot me mimoza të fshehta. Ç’mrekulli! Dhe, si rrallëherë, njerëzit nuk i ngacmojnë. Lus Zotin që këtë respekt për natyrën ta kemi kudo e kurdoherë. Lus, që kjo lutje të mos jetë si një zë në shkretëtirë. Amen.

- Të kam ndjekur disa herë, në TV, i dashur Enver Ferizaj, president i emisionit të Agrobiznesit shqiptar. Të pashë edhe me datë 27.05.2015 dhe përsëri e njëjta karakteristikë. Ti, i dashur mik, je gjithnjë me këmbë në tokë dhe në bujqësi, nuk ecet me fluturime, me ëndrra, ecet me argumente. Të lumtë, i dashur miku im, i vjetër. Urime!

- Aron quhet djali i komshisë nga Burreli me origjinë. Ajo thotë se i ati i Aronit është kuksian. Lidhje e goditur! Ndërkohë, që të jem i sinqertë, edhe e ëma e këtij Aronit të vogël, është një nga ato që si thotë populli, “e ka falur Zoti”. Sidomos ecjen, e ka krejt poetike. Ndërkohë, tërë qenia e saj ruan një barazpeshë shpirtërore. Një femër normale, po femër e vërtetë e ëma! Urime.

- Ndofta të lumtur plotësisht nuk do të më bëje, se nuk ka shkrimtar që ngopet nga lumturia e një femre. Por, e dashur Valbona Çoba, do të doja gjithsesi të isha në një moshë tjetër dhe kjo të më mundësonte të isha pranë teje. Do të doja të zbuloja deri në fund sa e fortë dhe e pushtetshme është brenda teje femra, sa fort të lodrojnë dhe buçisin pasionet, sa shumë të mban pranë sensualiteti, që mendoj se e ke me tepri. Por, ajme! Kështu më ka ndodhur edhe me një Valbonë tjetër! Si t’ia bëj që të bëhem 20-35 vjeç?

- Para se të shikoja këtë emisionin X-factor (që e shoh prej teje), unë kam kujtuar se ti Bleona Qereti je vetëm njeri i ekstazave, ekzibicionit në veshje, sjelljeve të stërholluara dhe një mondane e lindur. Mirëpo ti nuk qenke vetëm një femër e rrëmbyer nga shkulme të fuqishme pasioni- furtuna. Ti qenke nje njeri me zemër të madhe, që jo të xhelozon, po të lumturon suksesi i tjetrit. E kam provuar, gjatë komenteve të tua, thellë të sinqerta, jo vetëm për Dilan Reken, po edhe të tjerët. Të lumtë, për nder dhe ma puth fort mamin, që të bën atë çajin jeshil, po që është “mbretëresha” ime ndërkohë. Këtë e di edhe Nazmiu, miku im. Urime Bleona.

- Iris Luarasi nuk më befason me zërin. As sepse është andej nga është gjysma ime ( Kolonja). Madje, as për miqtë e përbashkët, si Artan Fuga dhe Agim Kozeli. Ajo që më ther magjikisht, është tërësia e syve të saj: forma, drita, irisi i tyre. Këtë ta thashë edhe kur u takuam, afër Pallatit të Kongreseve. Ajo që nuk të thashë, është dashuria për të patur fort mike!... Të përqafoj fort!

- Dimensioni i të marrurit me fizkulturë sikur të plotëson, më tej, miku im i vjetër Timo Flloko. Ti, sa natyrë e qetë, aq edhe e çartur dhe eksplozive, e plotëson veten kaq bukur kur edhe me sportin, që është shëndet! Të përqafoj fort, dhe të fala Veres, aq njerëzore!

- Ndonëse, më dukesh po mondane dhe e llastuar, mua më habit deri në kockë, kultura letrare, që ke ti Znj. Arlinda Duda dhe pastaj... sytë! Sytë gjithë dritë! Epo, besoj se nuk ka gabuar djali i Gafurit. Urime.

- I dashur Blendi Klosi! Si njeri me komplekse që mund të jem, nuk më vjen mirë që vlerëson më shumë një kafe me biskotë ( patjetër... me biskotë) sesa takimin me mua, aty te lokalet e “Bllokut” ( patjetër të “Bllokut”. Nuk më vjen mirë që thua se “nuk e ke marrë librin tim”, se unë kam kandidatin e postës. Më vjen mirë që luan basketboll. Më vjen fort mirë që kemi të dy mik Gaz Demin. Dhe më lumturove kur të pashë me dy fëmijët dhe nusen. Aty po! Ajo pamje qe një certifikatë 100 përqindëshe e dashurisë për jetën. Të uroj fort për këtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.