Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Treni

Dy miq takohen në bar. Njëri vë re se tjetri i ka duart të bëra pis me graso dhe i habitur, e pyet: - Çfarë po bëje? - Hiç mo… shoqërova pak gruan te stacioni i trenit, se u nis me pushime…

- Po duart, pse i ke me graso?

- Se përkëdhela të gjithë lokomotivën…

Pyetja

- Çfarë thotë grerëza në një kamp nudistësh?

- Këtu nuk e di asnjëherë nga t’ia nisësh...

Çifti besnik

Njëri vendos ta kalojë pasditen me sekretaren e tij. Dalin jashtë për drekë, pastaj shkojnë në shtëpinë e saj. Pasi bëjnë seks për tre orë radhazi, ai sheh në pasqyrë se sekretarja i ka lënë një shenjë në qafë. I shqetësuar, vret mendjen se si do t’ia shpjegojë gruas. Sapo futet në shtëpi, qeni i vjen pranë dhe ai, hiqet sikur qeni po e kafshon. Kur takon gruan, i thotë:

- O bo bo, ky qen është çmendur fare. Shih si më kafshoi!

- Mos e pyet! - i përgjigjet gruaja, duke hapur kopsat e këmishës. - Shih si ma ka kafshuar gjoksin mua...

Telefonata

Është mbrëmje vonë. Njëra i telefonon shoqes së saj të ngushtë. - Alo, Ela... - Urdhëro... më dukesh e shqetësuar. Çfarë ke?

- U zura me burrin dhe, kur doli, më tha se do të sh- konte te një prostitutë. Mos ka ardhur gjë nga ti?

Firma

- Babi, a mund të firmosësh dot me sy mbyllur? - Po, sigurisht, Beni. - Në rregull atëhere... mbylli sytë dhe firmose pak dëftesën time të shkollës.

Milingonat

Një francez, një gjerman dhe një shqiptar vënë bast: Kush hyn në folenë e milingonave dhe del prej saj me më pak milingona, e fiton bastin. I pari futet francezi dhe, kur del, është i mbuluar nga milingonat. Futet gjermani dhe del më keq se francezi. Në fund, futet shqiptari dhe del pa asnjë milingonë! Të habitur, dy të parët e pyesin:

- Po ti, si i largove milingonat?

- Po ja, - tha shqiptari, - kyr hyra, shkela një milingonë dhe gjithë të tjerat shkuan në funeralin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.