Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Intervista - - HOROSKOPI -

Astrologjia kineze zbulon shumë karakteristika të personalitetit tonë. Sipas shenjës, ne mund të kemi pak ose shumë afërsi me shenjat e tjera. Me cilat shenja kineze merreni vesh me shumë? Me cilat mund të keni marrëdhënie më intime? Cilat shenja duhet të evitoni? Lexoni më poshtë për ta mësuar...

Tigri-Kali

Tigri-Dhia

Pajtueshmëria e shenjës së Tigrit

Nuk ka Tigër më të lumtur se ai që e ndan jetën e vet me një të lindur në shenjën e Kalit! Secili e respekton dhe e admiron tjetrin, ndaj Tigri me Kalin do të kenë një lidhje të përkryer nëse tregohen paqësorë njëri me tjetrin. I linduri në shenjën e Tigrit dhe ai i shenjës së Kalit formojnë një çift të jashtëzakonshëm. Ata zotërojnë të njëjtat cilësi intelektuale dhe nuk rrezikojnë të mërziten së bashkë, sepse secili zotëron një kulturë të përgjithshme të jashtëzakonshme. Por, flaka e dashurisë duhet mbajtur gjallë, përndryshe Tigri rrezikon të mërzitet shpejt dhe Kali, t’i hedhë sytë gjetkë. Për të ruajtur lidhjen e tyre, Tigri dhe Kali duhet të kenë një komunikim të mirë, ku secili të flasë për frikat që ka. Nëse Kali është grua dhe mërzitet me burrin e saj Tigër, ajo duhet t’ia thotë këtë menjëherë, në mënyrë që ai të bëjë përpjekjet e veta për të gjallëruar flakën e pasionit.

Shumë ndryshime ndajnë Tigrin nga Dhia, kështu që lidhja e tyre ka pak gjasa të kurorëzohet me sukses. Dhia është mendjelehtë, gjë që e bën partnerin e saj të shenjës së Tigrit të çmendet nga xhelozia. Tigri është besnik dhe entuziast në çdo gjë që bën, ndërkohë që Dhia është përtace dhe jeton me një ritëm shumë më të qetë. Jeta me një njeri të shenjës së Tigrit e mbyt atë. Asaj i pëlqen të përfitojë nga pushimi i pasdrekës, ndërsa Tigri është shumë aktiv dhe nuk rri dot në një vend. Megjithatë, që një shpresë të lindë në lidhjen mes një Tigri dhe një Dhie, preferohet që burri të jetë i shenjës së Tigrit dhe të jetë i gatshëm të bëjë lëshime. Ai duhet t’ia bëjë qejfin gruas së shenjës së Dhisë (e cila është dorëshpuar), nëse do që ajo të vazhdojë të jetë besnike. Me gabimin më të parë, Tigri mund të jetë i sigurt se Dhia do t’i hedhë sytë gjetkë pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes.

Tigri-Majmuni

Të lindurit në shenjat e Tigrit dhe Majmunit janë që të dy perfeksionistë e konkurrentë dhe nuk mund të kenë një lidhje të qetë. Tigri nuk i zë besë Majmunit, që sipas tij, është shumë dinak. Të lindurit në këto dy shenja kanë shumë pika të përbashkëta në fillim. Ata të dy janë entuziastë dhe të pajisur me dhunti, prandaj edhe lidhja mes tyre në fillim duket shumë efikase dhe e frytshme. Por, në vend që të krijojnë aleancë, Tigri dhe Majmuni vihen kundër njëri-tjetrit, për të parë se cili do të dominojë në çift. I linduri në shenjën e Tigrit nuk i duron dot karagjozllëqet e Majmunit, ndërsa ky i fundit nuk i kupton manitë për madhështi të Tigrit. Megjithatë, Tigri është i dashuruar kokë e këmbë pas partnerit të tij të shenjës kineze të Majmunit. Atij i pëlqen gjithçka nga Majmuni, por veçanërisht, hijeshia e tij. Që çifti të ketë jetëgjatësi, në përgjithësi, i takon Tigrit të bëjë lëshime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.