Shpat Kasapit i digjet makina

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtari Shpat Kasapi është përballur me një incident para disa ditësh. Atij i kanë djegur makinën dhe kjo gjë e ka irrituar ndjeshëm këngëtarin.

Kohët e fundit Shpati ka qëndruar gjatë në Shqipëri, jo vetëm për sho- qërinë që ka këtej por edhe për bashkëpunimet që ka patur në muzikë me këngëtarë shqiptarë, më i fundit prej të cilëve, “Trego”, me Lorin, këngëtaren durrsake.

Nuk e dimë ende nëse këtë dashakeqësi ndaj tij e ka patur ndonjë nga Shqipëria apo nga vendi i tij, Maqedonia, por shpresojmë që Shpati të mos përballet më me të tilla ngjarje. Ndërsa përsa i përket jetës së tij personale, këngëtari shihet të dalë shpesh me femra të ndryshme, megjithatë ende asgjë e qëndrueshme. Të mos e ketë harruar ende Afërditën vallë?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.