Rozana kopjon Bijonsen?

Intervista - - JAVA VIP -

Duket se këngëtarja Rozana Radi, ka rënë këtë herë pré e kopjimit ose e ka bërë këtë me ndërgjegje të plotë sepse kështu i pëlqen. Në startimin e natës finale të Top Fest, Rozana bashkë me kolegë dhe personazhe të tjerë të njohur ka parakaluar në tapetin e zi, vendi ku shpërfaqen më së miri veshja dhe luku i personazheve dhe ku, konkurenca mes tyre është e hapur në lidhje me fustanin më të bukur apo me flokët më me stil. Por Rozana me fustanin e saj të zgjedhur nga Frida&Xhoi, ka rënë më tepër në sy për ngjashmërinë e madhe me njërin nga fustanet e Bijonses. Kohë më parë, një gabim të ngjashëm, e kishte bërë Nora Istrefi në një nga paraqitjet e saj publike, për të cilën duhet thënë se u kritikua jo pak. Tani, me sa duket, është radha e Rozanës… Shikojeni ngjashmërinë dhe bëjini vetë krahasimet…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.